A është vrapimi në distanca i shëndetshëm për zemrën tuaj?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A  është vrapimi në distanca i shëndetshëm për zemrën tuaj?

Rob pyet: Kam vrapuar në disa maratona dhe gjysmë-maratona. Gruaja ime vazhdimisht më tregon artikuj që thonë se vrapimi në distanca të mëdha shkakton ngushtimin dhe ngjeshjen e indeve lidhore që pastaj formojnë plagë në zemër. Çka mendoni ju për këtë?

article-ushtrime-kardio-vrapim-distance A  është vrapimi në distanca i shëndetshëm për zemrën tuaj?

Gruaja juaj ka ngritur një pyetje të rëndësishme që rregullisht debatohet nga ekspertë mjekësor. Përderisa është e vërtetë që atletëveqë vrapojnë në distanca të mëdha i janë gjetur dhëmbëza në muskulin e zemrës, në këtë pikë mund të themi që është asocim dhe jo shkak. Ekzistojnë brenga se nëse dhëmbëzimi i muskulit të zemrës (fibroza) rëndohet mund të çojë tek trashja e disa pjesë në zemër që pastaj mund të ndikojë në funksionimin e saj. Ky diskutim trajtohet më së miri në dy artikuj.

Në një studim të bërë nga Matthew Wilson, i publikuar në Journal of Applied Physiology tregon teknikat fotografuese të përdorura për të kontrolluar zemrën në tri grupe njerëzish: 12 atletë të moshave 50 deri 67 që vrapojnë në distanca të mëdha, 20 subjekte kontrolli dhe 17 atletë të rinj (26 deri 40 vjeç). Dhëmbëzimi i muskulit të zemrës u regjistrua në katër atletë të distancave të mëdha kurse nuk u gjet në asnjë nga subjektet e grupit të kontrollit apo atletëve më të rinj. Kështu që, lidhja mes dhëmbëzimit të zemrës dhe vrapimit në distanca të mëdha ekziston. Po hulumtim i mëtutjeshëm duhet të bëhet për të arritur te përfundimi se trajnimi në distanca të mëdha shkakton dhëmbëzim dhe është i dëmshëm.

Një studim tjetër, i bërë nga Begona Benito dhe i publikuar në Circulation u bazua në minj. Hulumtuesit vërejtën ndryshime në vlerat e zemrës së minjve të ngjashme me ato në njerëz. Në mënyrë interesant, gjetjet u zbuluan pas një periudhe pushimi prej tetë javësh (sa gjysma e periudhës ushtrimore). Megjithatë, është ende e vështirë për të arritur të njëjtat përfundime te njerëzit.

Pra çka do të thotë kjo për ju dhe ne te tjerët që marrim pjesë në trajnime apo ngjarje që kanë kohëzgjatje më të madhe? Është e vështirë për tu thënë. Njerëzit që vrapojnë në maratona herë pas here dhe kalojnë pjesën e mbetur të jetës duke qëndruar në forme me ushtrime ditore që zgjasin nga 30 deri 60 minuta, gjasat janë që nuk do të ndikohen. Një përqindje e njerëzve që kalojnë jetën duke ushtruar shumë për maratona dhe ngjarje të tjera që kërkojnë qëndrueshmëri mund të jenë në rrezik për dhëmbëzim të muskulit të zemrës. Edhe ashtu, nuk jemi të sigurte se në çka do të rezultojë kjo.

Unë do të rekomandoja të mos ushtroni kur keni ndonjë sëmundje virale. Infeksionet virale shkaktojnë inflamacion në arterie dhe rrisin rrezikun për dhëmbëzim në enët e gjakut. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.