A është e vërtetë varësia ndaj ushqimit?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është e vërtetë varësia ndaj ushqimit?

“Drogat e abuzimit variojnë në fuqinë dhe efektet e tyre në tru. Një konsumues duhani ka eufori të lehtë në krahasim me dikë që është i varur nga kokaina”, thotë Nicole M. Avena, Ph. D., neuro-shkencëtare hulumtuese në fushat e nutricionit dhe varësisë në Shkollën e mjekësisë Mount Sinai dhe bashkë autore e Pse dështojnë dietat. “Kur vë ushqimin në këtë përzierje, unë e shoh si shumë afër spektrit të drogës. Efektet e ushqimit janë më shumë të lidhura me varësinë ndaj alkoolit dhe nikotinës.” Prapë se prapë, ato janë varësi shumë më të vështira për tu kaluar.

article-food-donuts A është e vërtetë varësia ndaj ushqimit?

Në tru, ushqimi ka potencial të veprojë ngjashëm me drogën. E lëshon një dopaminë të ndjenjës së mirë në tru, në bërthamën accumbens e cila rregullon motivimin dhe shpërblimin, dhe përgjatë kohës neuronet e trurit nën-rregullohen ashtu që ju të ndjeni nevojën për gjithnjë e më shumë nga ajo gjë (qoftë drogë apo pica) për tu ndjerë më mirë, shpjegon Brad Lander, Ph. D., drejtor klinik i psikiatrisë për varësi në qendrën mjekësore Wexner në Ohio State University. “Për disa njerëz, ushqimi është një lloj i drogës së zgjedhur. Falë zotit, këta njerëz nuk kanë zbuluar kokainën”, thotë Lander. (Ai thekson se kur njerëzit e lënë drogën, ata shpesh e kthejnë varësinë kah ushqimi).

Hulumtimi i publikuar në International Journal of Obesity tregon se rezultatet nga sheqeri i lartë dhe ushqimet yndyrore janë kimikisht të ngjashme me ato të drogës. “Njerëzit që janë të varur nga ushqimi kanë nevojë të hanë për tu ndjerë më mirë, por sa më shumë që hanë aq më keq ndihen”, thotë Lander. “Në thelb, e njëjta ndodh me varësinë ndaj drogës”.

Këto ushqime të paketuara që përmbajnë sheqer dhe yndyrë shumë shpesh quhen “Hyper-palatables” (tepër të shijshme), thotë një anëtar i kolegjit Amerikan të fizicientëve Pam Peeke, M.D., M.P.H, këshilltar shkencor i avancuar për Elements Behavioral Health dhe autor i Hunger Fix (Rregullimi i urisë). Janë këto ushqime që ju japin ndjesi të ndryshme, të mira apo të këqija. Kjo sepse truri është i programuar të menaxhojë ushqime të plota dhe natyrale.

Sidoqoftë, truri nuk është dizajnuar të përballojë ngrënien e ushqimeve të shpejta apo tortave të ditëlindjes-dhe kjo është shumë e rëndësishme-në baza ditore. Një copë e vetme e tortës nuk do ta shndërrojë askënd në një të varur. “Truri shkon nëpër mbikalime të përkohshme dhe i tejkalon ato”, thotë ajo. “Problemi është se me kalimin e kohës ne ekspozohemi gjithnjë e më shumë ndaj këtyre ushqimeve dhe eventualisht, kimia në qendrën e shpërblimit ndryshon.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët pajtohen në atë se ushqimet që konsiderohen shumë të shijshme i plotësojnë kriteret për të qenë substanca që shkaktojnë varësi. Për shembull, autorët e një studimi të bërë në vitin 2012 në Nature Reviews konkluduan se edhe pse disa ushqime kanë karakteristika të shkaktimit të varësisë, ato nuk janë substanca të vërteta që shkaktojnë atë fenomen. “Shumica dërrmuese e njerëzve mbipeshë nuk tregojnë profil të bindshëm bihevioral apo neuro-biologjik që ngjan me varësinë”, shkruan ata.

E vërtetë. Por, shumica e djemve të dehur në një mbrëmje të së shtunës nuk plotësojnë kriteret për të qenë alkoolikë. Nëse, në fakt, ushqimi ka potencial për të shkaktuar varësi, nuk do të thotë që të gjithë do bëhen të varur. “Të gjithë e teprojmë apo abuzojmë me ushqim nganjëherë por kjo nuk do të thotë që jeni i varur”, thotë Avena. Njëkohësisht, Peeke thekson se disa lloje të trurit mund të jenë më shumë të prirur për tu varur nga ushqimi sesa të tjerët.

Aktualisht, Manuali diagonstik dhe statistikor i çrregullimeve mendore, autoriteti amerikan për diagnoza psikiatrike, nuk përfshin varësinë nga ushqimi në listën e tij. Sidoqoftë, në vitin 2013, shoqata psikiatrike amerikane shtoi binge-eating disorder që është një çrregullim i të ngrënit pa pushim apo pa kontroll, në listën DSM-5 që përbën edhe shtesën e fundit në manual. Ky çrregullim është i zakonshëm tek njerëzit që kanë varësi ndaj ushqimit, thekson Avena.

“Është ende shumë herët ta konsiderojmë varësinë ndaj ushqimit në DSM. Nuk kanë kaluar as 15 vjet që shkencëtarët filluan të studiojnë varësinë ndaj ushqimit tek minjtë. Vetëm në pesë apo gjashtë vitet e fundit kemi filluar të shohim studime klinike,” thotë Avena. “Deri më tani, rezultatet janë solide në atë që varësia ndaj ushqimit ekziston por, si me çdo rast tjetër shkencor, duhet kohë të konsiderojmë të gjitha detajet para se t’ia vëmë emrin çrregullim. Por, vetëm pse nuk e quajmë çrregullim nuk do të thotë që nuk është i tillë.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.