A është vaji canola vërtetë bombë toksike?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është vaji canola vërtetë bombë toksike?

A keni lexuar shkrime kontroverse për vajin canola? Varësisht se kush flet, vaji i popullarizuar është paraqitur ose si ingrident i rëndësishëm për shëndetin që përmban më shumë omega-3 se vaji i ullirit, ose si një antipod i ushqimit të shëndetshëm me modifikime gjenetike, përplot kemikate e yndyra të ngopura, dhe shkaktar i gati të gjitha sëmundjeve prej sëmundjeve të zemrës deri tek paraqitja e sëmundjes së “lopës së çmendur”. Rezultatet janë konfuze, apo jo? Ka ardhur koha të shohim më në thellësi këtë çështje për t’i sqaruar një herë e mirë këto informata kontroverse.

Ushqim-00002a A është vaji canola vërtetë bombë toksike?

Çfarë është vaji canola?
Vaji canola përfitohet nga farat e shtypura të bimës canola, e cila është shartuar nga bimët Brassica napus, por me nivele shumë më të ulëta të përbërësve të rrezikshëm siç është acidi erucic, i cili njihet si shkaktar i sëmundjeve të zemrës pas një eksperimenti me minjtë laboratorik, thotë J Lynne Brown, profesor i shkencës së ushqimeve në “Penn State’s College of Agricultural Sciences”. Vaji canola, i cili përmban vetëm 2 për qind të acidit erucic, është konsideruar si më i përshtatshëm për konsumim sesa vaji i bimës Brassica napus, e cila bimë përmban rreth 43 për qind të këtij acidi. Agjencia Amerikane e Ushqimit e ka njohur vajin canola si të sigurt për konsumim prej vitit 1985.

Nga ky reputacion i keq?
Rreth 80 për qind e vajit canola prodhohet nga bimët gjenetikisht të modifikuara. Kohët e fundit farat e vajit canola hiqen nëpërmjet një tretësi kimik, zakonisht heksan, thotë Allison Enke, nutrionist i “Whole Foods Market”. Gjatë procesit të rafinimit, mund po ashtu të “pastrohet” një proces që përdorë avullin për të hequr përbërësit që mund t’i japin vajit erë ose shije të keqe, por që mund t’i shtojë edhe yndyra të ngopura. Deri më tash, asnjë studim i rëndësishëm nuk ka lidhur vajin e zakonshëm canola me efektet e ndonjë sëmundje.

Ushqim-00002b A është vaji canola vërtetë bombë toksike?

A duhet përdorë vajin canola?
Mund t’i shmangni të këqijat e canolas të përmendura më lartë duke blerë të njëjtin produkt që nuk është i modifikuar gjenetikisht dhe as i prodhuar me përdorimin e tretësve kimikë. Enke dhe Brown pajtohen megjithatë se këto nivele të vlerave negative janë të papërfillshme. “Nuk ia vlen të shqetësoheni”, thotë Brown. “Sidomos kur kemi parasysh se produktet natyrale të prodhimeve të qumështit kanë sasi të vogla të yndyrave të ngopura. Konsumoni varietet sa më të madh të vajrave, dhe kjo ulë rrezikun e marrjes së këtyre përbërësve negativ”.

A është i shëndetshëm vaji canola?
Kualiteti i vajit canola është në të njëjtin nivel me disa prej vajrave më të mirë në treg. Vaji canola është i pasur me omega-3 se sa shumë vajra tjerë që përfitohen nga bimët, e që mund të ndikojë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Ashtu si edhe vaji i ullirit, vaji canola po ashtu përmban një sasi të konsiderueshme yndyrash. Në kuzhinë, canola ka një shije më të butë dhe pikë më të lartë të vlimit e djegjes, duke e bërë të përshtatshme për përdorim kuzhine dhe më të sigurt nga temperaturat e larta.

Si përfundim: Disa vajra të zakonshme canola janë të pasigurta, por mund t’i shmangni rreziqet dhe përfitoni vetëm të mirat e këtij vaji duke zgjedhur vajin që është organik ose nuk është i përfituar nga bimët e modifikuara gjenetikisht.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.