A është puthja e nevojshme në një lidhje romantike?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është puthja e nevojshme në një lidhje romantike?

Ashtu sikur buzëqeshja apo qeshja, puthja shpesh konsiderohet si primitive, universale- karakteristikë, sjellje apo pjesë e kulturës që gjendet në të gjitha shoqëritë njerëzore. Të gjithë bashkojnë buzët për të shfaqur dashurinë për partnerin apo jo?

article-lifestyle-puthja A është puthja e nevojshme në një lidhje romantike?

Jo kaq shpejt. Hulumtuesit nga University of Nevada dhe Indiana University kanë zbuluar se “puthja romantike-seksuale” është larg të qenit universale. Në fakt, përdoret si shfaqje e dashurisë në një numër të vogël kulturash-dhe konsiderohet e neveritshme nga disa.

Në një studim të publikuar në American Anthropologist, hulumtuesit analizuan 168 kultura që ngërthenin një gamë të gjerë të lokacioneve gjeografike, prapavijave kulturore dhe strukturave shoqërore gjatë periudhës një vjeçare. Ata zbuluan se puthja romantike ekzistonte vetëm në 77 vende (që i bie vetëm 46%!). Edhe më befasues ishte fakti që puthja ishte komplet in-ekzistente në disa kultura-91 prej tyre, për të qenë më të saktë (më shumë sesa ato në të cilat ekzistonte puthja!).

Pasi i zbërthyen nëpër zona kulturash, hulumtuesit zbuluan se puthja është prezentë në 100% të kulturave të studiuara në Lindjen e Mesme, 73% të kulturave aziatike, 70% të kulturave evropiane dhe 55% të kulturave amerikano-veriore. Në mënyrë shokuese, ata nuk gjetën konceptin e puthjes romantike në Amerikën Qendrore.

“Si sjelljet tjera romantike dhe seksuale, përderisa puthja mund të jetë mënyrë e komunikimit intim në disa shoqëri ose të funksionojë si aktivitet specifik erotik në disa të tjera, është e rëndësishme të ceket se për shumë tjera puthja konsiderohet si diçka e pakëndshme, e papastërt ose thjeshtë e pazakonshme,” përfundon studimi.

Autorët e studimit po ashtu raportojnë se sa më komplekse që është një shoqëri në aspektin social- definuar nga popullata më e dendur, klasat sociale dhe udhëheqësia politike e centralizuar- aq më e lartë frekuenca e puthjes romantike-seksuale.

“Dyshojmë se përderisa etno-centrizmi Perëndimor- apo besimi se një sjellje që në një kulturë konsiderohet e këndshme duhet të jetë universale”-mund të jetë duke krijuar konceptin e gabuar se puthja romantike-seksuale është (gati) universale,” përfundojnë autorët e studimit.

Por nuk duhet thënë se duhet të ulim vlerën e puthjes në lidhjet tona romantike. Në fund të fundit, hulumtimi tregon se puthja aktivizon lirimin e hormoneve dashurore, dopaminës dhe oksikotinës të cilat ndihmojnë në promovimin e ndjenjave të dashurisë dhe afërsisë. Megjithatë, mos harroni që nuk është aq normative sa e mendojmë dhe ka mënyra tjera për të shprehur dashurinë nëpër botë përveç bashkimit të buzëve. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.