A është më mirë të flini apo të ushtroni?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është më mirë të flini apo të ushtroni?

Të qëndroni të shëndetshëm është lehtë, apo jo? Kaloni tetë orë në gjumë, ushtroni për një orë të paktën pesë ditë në javë dhe qëndroni larg ushqimeve të procesuara. Por kjo matematikë nuk del gjithmonë-duke u munduar të përshtatni dozën e rekomanduar të gjumit dhe ushtrimeve, mbi gjithë mundësitë tjera në jetën tuaj (Fëmijët! Puna! Lidhjet!), mund të duket e pamundur. Prandaj, kur jeni duke debatuar nëse duhet të zgjidhni mes të qëndrimit shtrirë në shtrat edhe për dy orë apo të zvarrisni vetën në palestër, ndonjëherë sytë e mbyllur fitojnë.

article-lifestyle-gjumi A është më mirë të flini apo të ushtroni?

Por a është kjo gjë e keqe? Pas të gjithave, disa mëngjese thjesht nuk ndiheni mirë ose ndoshta dje e keni tepruar. A ia vlen të flini në vend se të shkoni në palestër? Rezulton që shkenca ende nuk e ka gjetur sleeppërgjigjen (por nëse ju e gjeni, na lajmëroni). “Të dyja, gjumi dhe ushtrimet janë sjellje që kontribuojnë në shëndetin fizik dhe mendor,” thotë Kelly Glazer Baron, Ph. D, psikologe klinike dhe hulumtuese e gjumit në Freinberg Feinberg School of Medicine në Northwestern University. Hulumtimi i saj zbuloi se të flini të paktën shtatë orë mund të ju ndihmojë të ushtroni më gjatë dhe më fort të nesërmen. Ekuacioni ushtrime/gjumë funksionon në të dyja anët-njerëzit me insomnia të cilët filluan me program të rregullt të ushtrimeve aerobike përmirësuar kualitetin e gjumit dhe u ndjenë më pak të lodhur gjatë ditës zbuloi një studim tjetër i Northwoestern University. Duke marrë në konsideratë plot studimet që theksojnë lidhjen direkt mes gjumit dhe ushtrimeve, nuk mund të mohojmë se duhet të synojmë për sasi adekuate të të dyjave, shton Shannon Fable, drejtore e programit të ushtrimeve të zinxhirit kombëtar të palestrave Anytime Fitness. “Nëse kjo është e pamundur, provoni të sakrifikoni gjumin tuaj dy deri në tre ditë për të vazhduar me orë biçiklete herët në mëngjes. Flini më shumë ditën e nesërme dhe në fundjavë.” Thënë këtë, janë disa rregulla të shpejta që mund ti përcillni për të përcaktuar çka të bëni në ato ditë kur shtrati ndihet tepër i rehatshëm për të lëvizur.

Nëse keni fjetur shtatë deri në tetë orë një natë më parë… Bëni mirë të shkoni në palestër, thotë Fable. Shtatë deri në nëntë orë gjumë është sasia optimale e gjumit që i nevojitet çdo të rrituri, raporton National Sleep Foundation.

Nëse keni fjetur më pak se gjashtë orë shumicën e netëve atë javë…. Është koha ta rimendoni orarin, rekomandon Baron. Shikoni ku mund të shkurtoni diçka që të bëheni me efikas: Shkoni në shtrat 15 minuta më herët apo hiqni 10 minuta nga rutina mëngjesore për të fjetur. Nëse nuk jeni person i mëngjesit, konsiderojeni në pushim dreke apo palestër pas orarit të punës.

Nëse keni qëndruar zgjuar gjithë natën… Definitiv mos shkoni në palestër në mëngjes, thotë Fable. Jo vetëm që keni nevojë për gjumë, por koordinimi juaj mund të ndikohet duke i bërë ushtrimet të rrezikshme. Vlerësimet e tuaja do të ti bëjnë ushtrimet më të vështira sesa që janë në të vërtetë, paralajmëron ajo. Edhe nëse jeni duke punuar në intensitet të njëjtë si zakonisht, deprivimi i gjumit mund të ndikojë në performancën tuaj, raporton një hulumtim në revistën Sports Medicine. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.