A është gërhitja me të vërtetë aq e keqe?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është gërhitja me të vërtetë aq e keqe?

Janë vetëm dy kohëra ku mund ti mos marrësh seriozisht gërhitjet: kur jeni sëmurë ose me alergji dhe pas një nate të pirjes, thotë Kathleen Bennett, D.D.S., presidente e American Academy of Dental Sleep Medicine. Të dyja këto raste mund t’ju bëjnë të gërhisni – kur jeni të sëmurë, është sepse jeni të mbushur (që ngushton kanalet e frymëmarrjes) dhe kur keni pirë, sepse alkooli është depresant, që i bën kanalet e frymëmarrjes më të mbylltë.

A është gërhitja me të vërtetë aq e keqe? A është gërhitja me të vërtetë aq e keqe?

Përndryshe, na vjen keq, mirëpo gërhitja është njëfarë problem i madh, thotë Shalini Paruthi, M.D., në karrigen e Education Committee në American Academy of Sleep Medicine. Zakonisht është një paralajmërim që deri diku keni probleme me gjumin, një fenomen që ndodh kur ju ndaloni frymëmarrjen për periudha të shkurta përgjatë natës. Kjo ju ndalon që të hyni në gjumë të thellë dhe të pushoni. Si rezultat, ky fenomen mund të shkaktojë marrje mëndësh gjatë ditës, ngritje në rrezikun e rritjes së peshës, shtypje e lartë e gjakut, diabet, dhe sulm thotë Paruthi. Një hulumtim i ri në revistën Neurology ka gjetur se gërhitja dhe fjetja jo e rregullt mund ta dëmtojnë trurin dhe të shpejtojnë procesin e të harruarit duke u moshuar.

Më shkurt, nuk është gjë e mirë. Nëse gërhisni tre herë ose më shumë gjatë natës, Bennett sugjeron një vizitë te mjeku i gjumit. Ka një numër zgjidhjesh: Për shkak se gërhitja ndodh kur fle në shpinë, shumë njerëz përdorin rripa special që të flenë në njërën anë, thotë Paruthi.

Mjeku juaj i gjumit gjithashtu mund t’ju rekomandojë terapi me përdorim oral – një lloj proteze që mban nofullën pak përpara në mënyrë që rrugët e frymëmarrjes të jenë të hapura tërë natën, shton Bennett. Gërhitja mund të largohet edhe me aparate CPAP dhe operacion – mirëpo këto janë opsione më të kushtueshme për raste shumë më serioze. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.