A është gatimi me vaj ulliri në të vërtetë i rrezikshëm?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është gatimi me vaj ulliri në të vërtetë i rrezikshëm?

Me siguri keni dëgjuar që vaji i ullirit është i mirë për ta spërkatur dhe për sallata, por jo i mirë për gatim në temperatura të larta si për fërgim apo pjekje. Ndoshta edhe keni dëgjuar që vaji i ullirit zhvillon përbërës të rrezikshëm toksik në temperatura të larta – kemi gjetur shumë histori të frikshme që thonë këtë.

article-ushqim-vaj-ulliri-1 A është gatimi me vaj ulliri në të vërtetë i rrezikshëm?

Mirëpo, qëllojani se çfarë: Vaji i ullirit është krejtësisht i sigurt për të gatuar. “Nuk kam gjetur të dhëna që gatimi në temperatura të larta është i pashëndetshëm”, thotë Rebecca Blake, RD, drejtoreshë në të ushqyerit klinik në Mount Sinai Beth Israel në New York City. “Nuk ka prova.”

Dhe ajo nuk është e vetmja: Disa studime të fundit kanë gjetur që vaji i ullirit është më rezistent ndaj nxehtësisë sesa vajrat bimore si vaji i lulediellit, vaji i misrit dhe sojës. Po, të gjithë vajrat zbërthehen, humbin shije dhe përbërës ushqyes dhe mund të zhvillojnë përbërës të dëmshëm në temperaturë të lartë. Por, pjesërisht për shkak të përmbajtjes së lartë me antioksidantë, vaji i ullirt është posaçërisht rezistent ndaj këtyre ndryshimeve.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që tani duhet të fërgoni me shumë vaj një gjeldeti në vaj ulliri ekstra të virgjër sonte për darkë. Ja çfarë duhet të dini për gatimin me vaj ulliri:

1. Zgjidhni vajin e duhur

Nuk duhet të përdorni vetëm ekstra të virgjër. Ka lloje të ndryshme me shije të ndryshme, pika të tymosjes (më shumë për këtë më vonë) dhe qëllime të gatimit. Ndiqni këtë udhëzues të shpejtë për të bërë zgjedhjen e duhur:

Ekstra i virgjër: I krijuar nga shtypja e ftohtë e ullinjve, ky lloj ka shijen më të fortë, më frutore dhe më të këndshme. Përdoreni në sallata, salsa dhe garnitura për të lejuar shijen e fortë të vie në pah. Gjithashtu bën për fërgesa.

I virgjër: I krijuar nga shtypja e dytë e ullinjve, ky lloj ka shije më të butë. Përdoreni për fërgim në temperaturë të ulët dhe në tigan.

I pastër: I krijuar nga shtypja e dytë e ullinjve apo nga një proces i ekstraktimit kimik, vaji i pastër i ullirit nuk është saktësisht “i pastër” dhe i mungon shija dhe aroma e atij ekstra të virgjër dhe të virgjër. Përdoreni në pjekje, gatim apo fërgim me shumë vaj.

I lehtë: Mos u mashtroni-ky vaj nuk ka më pak yndyrë apo kalori sesa vajrat tjera. Dhe ky lloj duhet të shmanget, meqë krijohet nga një kombinim i vajit të virgjër dhe vajrave të rafinuara, dhe i mungon edhe shija edhe të mirat shëndetësore të vajit të virgjër dhe ekstra të virgjër.

2. Mos arrini në pikën e tymosjes

article-ushqim-vaj-ulliri-2 A është gatimi me vaj ulliri në të vërtetë i rrezikshëm?

Pika e tymosjes është temperatura në të cilën vaji fillon të zbërthehet. E vëreni kur ndodhë kur vaji fillon të tymosë. Çdo lloj i vajit të ullirit ka pikë të ndryshme të tymosjes:

Ekstra i virgjër: 190 deri to 205°C
I virgjër: 200°C
I pastër: 210°C
I lehtë: 240°C

Mundoheni ta shmangni pikën e tymosjes. Përderisa nuk është e dëmshme për shëndetin, Blake shpjegon, gatimi i vajit përtej kësaj pike shkakton humbjen e përbërësve ushqyes dhe krijon shije të pakëndshme që ndikojnë në shijen përfundimtare të enës.

3. Dini kur vaji i ullirit nuk është zgjedhja më e mirë

article-ushqim-vaj-ulliri-3 A është gatimi me vaj ulliri në të vërtetë i rrezikshëm?

Edhe pse është i sigurt, i shëndetshëm dhe i shijshëm, vaji i ullirit nuk është i vetmi dhe i gjithë-përdorshmi i yndyrave për gatim. Në fakt, në krahasim me vajrat e tjera, vaji i ullirit ka një pikë të ulët të tymosjes. Kjo do të thotë që keni më shumë gjasë të përfundoni me shije të pakëndshme nëse përdorni vajin e ullirit për temperatura shumë të larta, si përcëllimi i mishit apo fërgimi me shumë vaj. “Nëse po gatuani me temperatura të larta, përdorni një vaj me pikë të lartë të tymosjes,” thotë Blake. “Vaji i misrit, sojës, kikirikut dhe susamit janë të gjithë shumë të mirë”. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + eighteen =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.