A është çaji më i mirë se kafeja për një jetë të gjatë?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A është çaji më i mirë se kafeja për një jetë të gjatë?

A e preferoni kafen apo çajin? Kjo përgjigje mund të ju bëjë një ndryshim në shëndetin tuaj afatgjatë, sipas një studimi të ri të paraqitur në Francë.

A është çaji më i mirë se kafeja për një jetë të gjatë A është çaji më i mirë se kafeja për një jetë të gjatë?

Studimi shtatë vjeçar i më shumë se 130.000 të rriturve ka rënë në përfundim se pirja e çajit e redukton riskun e vdekjes jo-kardiovaskulare nga 24% në krahasim me pirjen e kafes.

“Unë mendoj se pirja e çajit mund të rekomandohet secilën herë mbi pirjen e kafes, edhe në raste kur nuk pihet asnjëra,” tha në një komunikatë Nicolas Danchin, M.D., Ph.D. Derisa antioksidantët e çajit na çojnë në jetëgjatësi, ai po ashtu vëri në dukje se pirësit e çajit jetojnë më të shëndetshëm në përgjithësi, kurse shumica e duhanpirësve pinë më shumë kafe.

Gjë e cila më bën të pyes cila erdh e para, pula apo veza? A është me të vërtetë përfitimi i çajit, apo është se duhanpirësit nuk pinë çaj? A kanë pirësit e çajit jetë të shëndetshme në përgjithësi? Sipas mendimit tim ka shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje në këtë kohë. Hulumtimet e mëparshme tregojnë përfitime të shumta të kafes, e cila ashtu si çaji, përmban antioksidantë.

Pra nuk ka rëndësi se cilën e zgjidhni, sipas mendimit tim pija juaj e preferuar është në rregull. Por mbani në mend, shtimi i dozës nuk është domosdoshmërish më mirë. Shumë kafeinë mund të shkaktojë ankth dhe të pengojë gjumin tuaj. Dhe nëse e pini kafen me shumë sheqer dhe krem e çajin me shumë mjaltë, është mirë ta ndalni këtë. Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.