5 elementet kryesore për humbje peshe të suksesshme

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 elementet kryesore për humbje peshe të suksesshme

S’ka rëndësi nëse qëllimi juaj është të humbni 1 apo 10 kilogram, humbja e peshës me sukses dhe qëndrueshmëri është një sfidë e madhe.

article-humbje-5-menyra 5 elementet kryesore për humbje peshe të suksesshme

Krijimi i zakoneve të reja dhe mbajtja e tyre nuk është lehtë për shumicën dhe progresi i ngadalshëm i procesit mund të jetë frustrues dhe i lodhshëm. Pjesë e arritjes së qëllimit përfshin kalimin e këtyre pengesave, prandaj suksesi nuk varet vetëm në motivim dhe një plan të ndërtuar mirë.

Këtu, Tim Buist, këshillues për humbjen në peshë dhe stilin e jetës në MyWeightClinic ndan pesë elementë esenciale që ju ndihmojnë të mbështesni përpjekjet tuaja ashtu që mund të qëndroni gati dhe të arrini humbjen në peshë me më pak mund dhe më shumë lehtësi.

1. Llogaridhënia

“Nëse ekziston një gjë që i mban njerëzit në rrugën e duhur me stilin e jetesës së shëndetshëm është dikush që i mban përgjegjës,” shpjegon Buist. “Shpesh ‘vetja’ nuk mjafton sepse pasojat e zhgënjimit të vetës nuk perceptohen aq keq sa kur e zhgënjejmë dikë tjetër. Ai/ajo mund të jetë shok/shoqe apo një njeri tjetër i dashur për ju, gjithmonë nëse ata ju përkrahin në arritjen e qëllimeve tuaja por shpesh trajneri profesional i shëndetit mund të jetë partneri më i mirë i llogaridhënies, sepse ata nuk janë aty të bëhen shokë me ju.”

2. Motivimi me anë të fotove

Buist sugjeron të mbani një foto të vetes suaj, të shëndetshme, ashtu siç e dëshironi dhe mbajeni në një vend ku e shihni shpesh.

“Kjo është drejt nga literatura psikologjike dhe diçka që ne e përdorim gjatë transicionit të klientëve prej humbjes në peshë tek mbajtja e asaj peshe”, thotë ai. “Nën-vetëdija juaj mund ta shohë vetën si dikë më pak të shëndetshëm, mbipeshë, të dobët etj. Por, postimi i një fotoje të dëshiruar të vetës në pasqyrën e banjës tuaj apo në frigorifer ku e shihni çdo ditë do të ju ndihmojë të ri programoni imazhin e vetes tuaj në mbështetje të zakoneve të shëndetshme.”

3. Plani B

Buist e quajti këtë “një plan për të limituar efektet e rrëshqitjeve të mëdha”, të cilat, pasi askush nuk është i përsosur, ndodhin herë pas here. Për shembull, nëse keni një ditë ku e injoroni dietën komplet-për ndonjë dasmë apo kur shoqëria ju vjen për vizitë-është në rregull. Vetëm sigurohuni që të pranoni rrëshqitjen dhe rifreskoni mentalitetin tuaj ashtu që të mund të ktheheni në rrugën e duhur ditën e nesërme pa u ndjerë të zhgënjyer me veten tuaj.”

Më specifikisht, Buist rekomandoi të filloni ditën tjetër me një lloj mini-dezintoksimi. “Për 24 orët e ardhshme mbani konsumin total të karbohidrateve nën 30 gramë. Eliminoni çdo lloj konsumi të yndyrës përveç atij omega-3. Kjo do të thotë jo fruta, bukë, produkte të qumështit apo alkool për 24 orë,” tha ai. “Vetëm jini të kujdesshëm që mos të filloni ta përdorni këtë si mënyrë të justifikimit të ngrënies pa kontroll sepse ajo përbën një problem më të madh”.

4. Ujë

“E di, të gjithë thonë se duhet të pimë më shumë ujë”, thotë Buist. “Megjithatë, a e përcillni sasinë që konsumoni? A e keni ditur se çdo pijeje me kafeinë duhet t’i shtoni një gotë me ujë për ta kompensuar efektit e dehidratimit? Keni nevojë për 12 gota në ditë kurse lëngjet dhe pijet me gaz nuk numërohen. Uji ndihmon kur hani më pak, ndihmon në tretjen e ushqimit dhe ju ndihmon të djegin dhjamin. A duhet të vazhdoj akoma? Është e nevojshme edhe për humbje në peshë edhe për protokollet e mirëmbajtjes.

5. Hani më shumë proteina për mëngjes

“Hulumtimi është mjaft i qartë në këtë çështje, të filloni ditën tuaj edhe me një pjatë të shëndetshme të pasur me drithëra dhe fruta ju e përgatisni vetën për një cikël të dëshirës për sheqer dhe karbohidrate gjatë tërë ditës”, thotë Buist. “Filloni ditën tuaj me të paktën, 15 gramë proteina-vezë, tofu dhe mishi i mëngjesit si zgjedhjet e natyrshme, por edhe një smoothie e bërë nga proteinat ose një jogurt grek i pasur me proteina janë një fillim edhe më i mirë. Kjo do të mbajë të stabilizuar sheqerin në gjak gjatë ditës.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.