5 efektet negative të Fast Food-it në trurin tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 efektet negative të Fast Food-it në trurin tuaj

Ja një mënyrë për tu bërë më i kulturuar: Mos shkoni nëpër fast fond-e. Ata që vizitojnë më shpesh fast food-et janë më të prirë të mos e vlerësojnë artin dhe muzikën, mësohet në rezultatet e një studimi të Universitetit të Torontos.

Ushqim-00003a 5 efektet negative të Fast Food-it në trurin tuaj

Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm t’i shohësh fast food-et dhe logot e tyre – bile edhe nëse nuk futeni brenda për të ngrënë – mund të nxisë padurim dhe e bën më të vështirë shijimin e momenteve të kënaqësisë, siç është për shembull dëgjimi i një opera ose shijimi i ndonjë pikture. Si është e mundur kjo? Fast food-i ua sjellë në mendje kënaqësinë e shpejtë dhe të çastit, të dyja këto ndikojnë në shfaqjen e nervozes, thotë bashkautori i studimit Sanford DeVoe. Nuk kemi nevojë tua përkujtojmë efektet e fast food-it në trupin tuaj, por duhet t’i dini këto fakte befasuese që ushqimi i shpejtë ia shkakton trurit.

Fast Food-i mund tua zbrazë llogarinë e bankës

Vetëm një ecje përskaj një fast food-i mund të prekë shqisat tuaja financiare. Në një studim tjetër nga të njëjtit hulumtues nga Toronto, të anketuarve iu kërkua të zgjedhin për një shpërblim të vogël në para të nesërmen dhe për një shpërblim edhe më të madh pas një jave. Të anketuarit që qëndronin afër një fast food-i ishin të gatshëm (deri në 40 për qind e tyre) të merrnin shpërblimin më të vogël, më të shpejtë sesa të anketuarit tjerë që ushqeheshin nëpër restorante. Katër eksperimente të ngjashme treguan gati se të njëjtat rezultate duke dëshmuar se ata që ushqehen nëpër fast food-e janë më të padurueshëm dhe marrin vendime financiare të menjëhershme pa menduar fare.

Ngjyrat e fast food-eve ua shtojnë urinë

A e keni pyetur veten pse shumica e zinxhirëve të fast food-eve përdorin të njëjtat ngjyra në logot e tyre? Kjo skemë marketingu nuk është e rastësishme. Sipas studimeve kombinimi i ngjyrës së kuqe me të verdhë ndihmon në nxitjen e metabolizmit duke ua shtuar urinë.

Ushqimi i fast food-it ua ndryshon disponimin

Shkencëtarët kanadezë kanë bërë një eksperiment me minjtë laboratorik. Njëri grup minjsh është ushqyer për gjashtë javë me ushqime me shumë kalori ndërsa grupi tjetër me ushqime me më pak kalori. Minjtë e ushqyer me më shumë kalori pas gjashtë javësh ndërruan shprehitë dhe dukeshin më të shqetësuar. Kjo ndodhë sepse ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyra ndryshojnë aktivitetin kimik në tru, duke shkaktuar shenja të depresionit nëse ndaloni së konsumuari ato, thuhet në studim.

Krijohet varshmëri

Instituti Hulumtues “Scrpps Research” në studimin e kryer në minjtë laboratorik ka zbuluar se kur minjtë hanë ushqime të yndyrshme, të pasur me shumë sheqer dhe në sasi të mëdha, mund të qojë në krijimin e varshmërisë që krijon efektet sikur tek përdorimi i drogës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.