A duhet me të vërtetë ti japim fund luftës kundër yndyrës?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A duhet me të vërtetë ti japim fund luftës kundër yndyrës?

Artikulli i fundit kopertinës së revistës TIME, i quajtur “Fundi i luftës me dhjamin” nga BryanWalsh ka nxitur diskutim në botën e ushqimit anembanë: A mund të jetë që të gjithë ishim gabim dhe yndyra e ngopur nuk është armiku dhe këshilla për ta shmangur në 30 vitet e fundit nuk kishte bazë? Pas të gjithave, në vend se të zvogëlohen sëmundjet e zemrës. Amerikanët vetëm sa janë shëndoshur.

article-humbje-peshe-yndyra A duhet me të vërtetë ti japim fund luftës kundër yndyrës?

Duket sikur gjithçka fillor në vitin 1980 kur USDA lëshoi udhëzimet e para dietale ku njëri prej mesazheve kryesore ishte shmangia e kolesterolit dhe yndyrës të të gjitha llojeve. Në po të njëjtin vit, qeveria shpalli rezultatet e një studimi $150 që inkurajon amerikanët të hanë më pak yndyrë dhe kolesterol ashtu që të ulin rrezikun e sulmit në zemër me National Institute of Health në krah, e cila rekomandonte se të gjitha amerikanët mbi moshën 2 vjeçare duhet të reduktonin konsumin e yndyrës.

Sidoqoftë, gjatë dekadës së fundit, hulumtuesit filluan të deklarojnë të kundërtën, duke deklaruar se nuk ka dëshmi të mjaftueshme që yndyra e ngopur lidhet me rrezik më të madh të sëmundjeve kardiovaskulare.  Më së fundmi, një meta-analizë për të cilën blogova në Mars, arriti në përfundimin e njejtë duke shtuar se konsumi i yndyrave të pangopura (që supozohen se janë të shëndetshme për zemrën) po ashtu nuk kishin efekt në sëmundjet e zemrës.

Shkenca prapë do të mbështesë atë që yndyra e ngopur rrit nivelet e kolesterolit LDL të cilat, janë të lidhura me rrezik më të lartë të sëmundjes në zemër. Sidoqoftë, tani vonë është zbuluar se yndyra e ngopur po ashtu rrit nivelet e kolesterolit HDL, ose atij “të mirë”, ashtu që dy efektet mund të barazohen me njëri tjetrin. Çka është risi është se shkencëtarët kanë zbuluar se janë dy lloje të grimcave LDL: të vogla, me densitet të lartë dhe të mëdha e të shpërndara. Të mëdhatë duken të jenë të padëmshme dhe yndyra i rrit ato, kurse karbohidratet duket të kenë efekt në dëmtimin e grimcave të vogla.

E ku na lë kjo neve? Siç është cekur edhe një artikullin e Time, “Ideja këtu ishte që pjesërisht te reduktonim konsumin e kalorive, por amerikanët në fakt përfunduan duke ngrënë akoma më shumë: 2,586 kalori në ditë në vitin 2010, në krahasim me 2,109 kalori në ditë në vitin 1970.” Mendoj se këtu qëndron problemi, e thënë thjeshtë. Ne nuk zëvendësuam yndyrën me fruta dhe perime por me produkte “pa yndyrë” dhe karbohidrate me sheqer dhe pa fibra. Për një arsye, amerikanët besuan se nëse etiketa thoshte “pa yndyrë” atëherë ishte edhe “pa kalori”, që nuk është rasti në fjalë. Kremi i djathit pa yndyrë në një petull nuk duket zgjidhje e shëndetshme.

Gjithashtu, nëse do të shikonit madhësitë e porcioneve të shërbyera në restauronte në 30 vitet e kaluara dhe frekuencën e darkimit me ushqim të shpejtë, do të shihni që të dyja janë rritur. Ndoshta kjo është një arsye tjetër e vlefshme që jemi duke shtuar në peshë, jo vetëm pse ne menduam të eliminojmë yndyrat e ngopura nga dietat tona. Meqë ra fjala, ka shumë yndyrë që servohet në këto mjedise. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.