A duhet ta kontrolloni kush ju ka hequr nga shoqëria në Facebook?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A duhet ta kontrolloni kush ju ka hequr nga shoqëria në Facebook?

Nuk mund të mohojmë se koha që kaloni në media sociale ndikon në gjendjen tuaj psikologjike. Pa marrë parasysh a është kënaqësia që keni marrë mjaftueshëm pëlqime në Instagramin tuaj që i ka kthyer emrat në numra (10-plus, jo që jemi duke i numëruar..) apo xhelozi për një foto të përsosur të shoqes suaj, navigimi ka rëndësi. Për këtë arsyeja pse një aplikacion i ri që ju lejon të shihni se kush ju ka hequr nga lista e shoqërisë në Facebook është bërë aq popullore-dhe aq i rrezikshëm për shëndetin tuaj mendor.

article-lifestyle-facebook-unfriend A duhet ta kontrolloni kush ju ka hequr nga shoqëria në Facebook?

Kush më ka fshirë ruan listën e shoqërisë suaj në Facebook në momentin që e shkarkoni dhe pastaj rinovohet sa herë që ta hapni prapë dhe ju tregon cilët nga shokët/qet tuaj ju kanë fshirë apo i kanë de-aktivizuar llogaritë e tyre. Nuk është i pari në llojin e tij; aplikacione të ngjashme si Whounfollowed me dhe Friend or Follow ekzistojnë për të kontrolluar përcjellësit në Twitter apo Instagram dhe janë krijuar versione të reja për Facebook po ashtu. Prej një misteri viral, Who Deleted Me fitoi 330,000 nga 500,000 përdoruesit total vetëm muajin e kaluar. Kurioziteti i shpejtë shkaktoi rënie të sistemit gjatë fundjavës së Katër Korrikut.

E kuptojmë – arsyet pse dikush do të ju hiqte nga lista e shoqërisë janë aq interesante dhe misterioze sikur arsyeja pse ajo vajzë e rëndomtë ju bëri hije në rrugë. Por më e rëndësishmja është, pse ju intereson? “Njerëzit i përgjigjen fshirjes nga shoqëria në mënyra të ndryshme,” thotë Julie Gurner, terapiste klinike me bazë në New York e cila studion kulturë dhe teknologji. “Disa argëtohen ose qëndrojnë indiferent kurse të tjerë lëndohen dhe pikëllohen. Por lloji i njerëzve të cilët më së shumti monitorojnë listën e shoqërisë së tyre janë ata që kanë më shumë gjasa për tu lënduar.

Është si një profeci vetë-përmbushëse, në një mënyrë. Ata që monitorojnë mund të jenë tepër vigjilent ndaj refuzimit, thotë Gurner. “Ky aplikacion e vendos refuzimin mu në qendër”.

Kjo mund të sugjerojë se çdokush që shkarkon aplikacionin është duke vdekur nga pasiguritë, por Gurner nuk befasohet që aplikacioni është kaq popullor. “Treni i ri është monitorimi i sa më shumë gjërave që mundemi në jetë,” shpjegon ajo. “Ne mund të kontrollojmë formën e trupit, gjumin, hapat në ditë. Nga perspektiva e psikologjisë, mund të jemi kureshtar kush po na fshin nga lista dhe kur.”

Sa për atë vajzën në klasë të nëntë, në lëndën e artit e cila ju ka fshirë nga lista, epo janë pafund arsye pse nuk dëshiron të shohësh fotot apo statuset apo artikujt e shpërndarë të dikujt në Facebook. “Një nga grupet më të zakonshme që fshihen nga shoqëria janë njerëzit që i kemi njohur nga shkolla e mesme të cilët bëjnë deklarata politike me të cilat nuk pajtohemi,” thotë Gurner. Kjo tingëllon e drejtë. Por fakti që ekzistojnë aq shumë mënyra për ta injoruar dikë në Facebook si mos përcjellja apo fshehja ose thjeshtë mospëlqimi i gjërave të tyre, fshirja nga shoqëria është një deklaratë solide e refuzimit, shton ajo. “Mund të vijë si diçka shumë e vrazhdë.”

Ndoshta nuk mund ti rezistoni aplikacionit- është interesant! Por konsiderojini të gjitha arsyet për ta fshirë dikë nga shoqëria-deklaratat politike, fotot e foshnjave, mënyra si ju thyen zemrën e tani kanë të dashur të re- dhe kuptoni se të tjerët mund të ndihen njësoj për ju. Dhe ju nuk duhet të ofendoheni nga kjo gjë. “Është një baticë dhe zbaticë natyrale në rrjetet sociale,” thotë Gurner sikurse në jetën reale.

Sigurohuni që nuk po fokusoheni në refuzim në një mënyrë jo të shëndetshme dhe jeni të lirë ta shkarkoni aplikacionin. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × one =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.