5 dredhi të zgjuara për ta ndaluar ushqimin e tepruar

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 dredhi të zgjuara për ta ndaluar ushqimin e tepruar

A ndiheni se nuk po mundeni t’i rezistoni ushqimit? Përdorini këto dredhi për ta menaxhuar përtypjen.

article-weight-loss-smart-overeating 5 dredhi të zgjuara për ta ndaluar ushqimin e tepruar

Pengesa e ushqimit të tepruar Nr. 1: Përtypja e pavetëdijshme

Jeni duke shfletuar nëpër ueb faqet tuaja të preferuara duke ngrënë drekë,dhe dëshironi të merrni edhe një kafshatë nga sandviçi juaj – vetëm kur të vëreni se është zhdukur. Prit… kur e mbaruat atë? Ky lloj i të ngrënit të pavëmendshëm mund t’i çoj njerëzit të konsumojnë 50% më shumë ushqim sipas një studimi të kryer nga American Journal of Clinical Nutrition.

Hani më pak dhe me rregull. Hiqeni nga dora telefonin tuaj, largohuni nga kompjuteri dhe merrni një pirun apo lugë të vogël. Ushqimi me lugë dhe pirun më të vogël ju shtyn që ju të përqendroheni më shumë në ushqimin tuaj dhe të ngadalësoni ritmin duke ngrënë. Nëse ju kërkohet që të jeni shumë funksional gjatë përtypjes, atëherë përgatisni ne një pjatë të sallatës dhe ju nuk do të hani duke e tepruar në qoftë se jeni nga ata që gëlltisni deri në kafshatën e fundit (hulumtimi tregon se të rriturit gëlltisin 92% të ushqimit që është në pjatën e tyre – pavarësisht madhësisë që ndodhet para tyre).

Koha e ushqimit qe funksionon për mua. “Unë ulem me familjen time për darkë. Kjo mund të tingëllojë e thjeshtë, por si nënë e shtatë fëmijëve, më është dashur që të ha darkë në këmbë duke i bërë punët dhe ta fshijë pjatën time duke mos pasur rastin që ta provoj ushqimin. Tani shujtat janë më të këndshme, dhe unë jam në kontakt me sinjalet e trupit tim të uritur dhe të ngopur.” Thotë Tricia Drake nga Nashville e cila ka humbur 20 Kg.

Pengesa e ushqimit të tepruar Nr. 2: Tundimet e pas ditës

Ju jeni duke u shterur deri nga ora 9 pas dite sa që i vetmi burim i rehatisë suaj është një qese djathi. Këto kalori të mbrëmjes me gjasë janë ato të cilat ju çojnë deri tek shtimi i peshës. Personat të cilët hanë natën vonë konsumojnë 10% më shumë ushqim ditorë në krahasim me personat të cilët nuk konsumojnë më ushqim pas mbarimit të darkës, sipas hulumtimit të National Institutes of Health.

Hani më pak dhe me rregull. Nëse keni nevojë që të konsumoni pas darke në të njëjtën kohë çdo natë, atëherë me siguri se ju jeni duke ngrënë për shkak se ju është bë shprehi, por jo nga uria. Ndryshimi i rutinës do t’i ndihmoje trurit tuaj për të rilidhur në mënyrë që të mos e ndiej mungesën e ushqimit. Shkëmbeni shikimin e televizionit me leximin e një libri të mirë.

Si t’i vë frenat në kaloritë e tepërta të mbrëmjes: “Unë i ndërpres të gjitha ushqimet që përmbajnë sheqer të cilat tentoj t’i ha më shumë. Tani si shujte të pas darke unë marrë një jogurt me manaferra. Kjo me mbushë dhe më mban të ngopur deri në mëngjes. “ Thotë Angela Mantero e cila humbi 25 Kg.

Pengesa e ushqimit të tepruar Nr. 3: Nonstop meze të lehta

Mesatarja e amerikanëve në mes shujtave llogaritet rreth 580 kalori në ditë. Për deri sa mezet duhura të lehta ju ndihmojnë që të humbisni peshë (studimi nga Nutrition Journal ka konstatuar se mezet e lehta të cilat përmbajnë më shumë proteina, ju kanë ndihmuar femrave që të hanë 100 kalori më pak gjatë darkës), ato të gabuarat ndikojnë negativisht.

Hani me pak dhe me rregull: sigurohuni qe mezet e lehta te përmbajnë 14 gram proteina (kjo është ekuivalent me një pjate jogurt ose dy veze te ziera). Dhe mos u mashtroni nga emërtimet mashtruese. Njerëzit te cilët kane ngrënë biskota te etiketuar organike, gabimisht kane supozuar se mezet e tyre te lehta kane përmbajtur konsiderueshëm me pak kalori se sa kishte ne fakt.

Jo më shprehisë së grimcimit: “Unë jam e vetëdijshme se nuk kam kontroll ndaj ëmbëlsirave, dhe për këtë arsye nuk i mbaj në shtëpi. Në qoftë se vërtet dua ta kem në shtëpi, atëherë duhet që t’i hipi veturës dhe të vozis deri tek furra që ta marrë një.” Thotë Katie Foster e cila ka humbur 55 Kg.

Pengesa e ushqimit te tepruar Nr. 4: Nëse e shihni, do ta hani

Brumëra te ndryshme gjatë një takimi, patate të skuqura, dhe posaçërisht në qoftë se restoranti përballë jush përmban ushqim të shpejtë, të gjitha do të përfundojnë në barkun tuaj edhe nëse nuk jeni të uritur. Fajësoni trurin tuaj. Sipas një studimi është gjetur se personat me prezencë të lartë të yndyrës, dhe ushqimit me përbërje të lartë të sheqerit, ndezin zonën e trurit, duke pamundësuar t’i rezistosh një kafshate, dhe një tjetër… dhe një tjetër.

Hani me pak dhe me rregull: Mos u mbështetni në vullnetin tuaj. Sipas një studimi të publikuar në Personality and Individual Differences është gjetur se është më efektive t’i shmanget situatave ku ju mund të josheni se sa t’i rezistoni impulseve në kokë. Prandaj, thuaji kamerierit para se të uleni se dëshironi t’i tejkaloni patatet e skuqura, ose zhvendosni veten në fund të dhomës së takimeve dhe shmangeni pjatës me pastiqeri.

Dredhia si t’i shmangemi ushqimit të shpejt: “Unë e mbushi frigoriferin me produkte të ndryshme të mishit (proshutë, sallam, etj.), drithëra të ndryshme dhe ujë dhe i mbaj në veturë. Ne qoftë se ndihem e uritur gjersa jam në lëvizje, atëherë marrë një kafshatë nga pakoja dhe kështu e tejkaloj urinë, dhe nuk joshem për të blerë diçka jo të shëndetshme.” Thotë Gayla Jansen e cila humbi 30 Kg.

Pengesa e ushqimit te tepruar Nr. 5: Ngrënia gjatë stresit

Në qoftë se punët nuk po shkojnë ashtu si duhet, dhe e gjithë çfarë dëshironi për një moment është një copë torte (brownie), nuk jeni e vetmja: stresi është shkaku kryesore për konsumimin e ushqimit emocional tek gratë, siç raportohet në studimin e revistës Appetite.

Hani me pak dhe me rregull: Ndaluni një minutë dhe pyesni veten çfarë vërtetë është duke ndodhur? A mos motra ju ka thënë ndonjë gjë që ju ka mërzitur? Jeni në panik për shkak të faturave që duhet t’i paguani për këtë muaj? Në vend që t’i afroheni ushqimit, mendoni si mund ndryshe t’i qaseni preokupimeve tuaja qoftë edhe duke e thirrur motrën apo ndonjë mik të afërt për ta dhënë ndonjë këshillë.

Si të themi jo: “Në qoftë se dëshiroj ë marrë ndonjë meze të lehtë për shkak se ndihem i ngarkuar, atëherë e vendosi një alarm pas 30 minutave. Dhe kur të vij koha, më nuk ndihem se kam nevojë për të ngrënë diçka.” Thotë Desiree Eidlhuber e cila ka humbur afër 40 kg.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 5 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.