4 dredhi mendore për të tejkaluar një vrapim të vështirë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 4 dredhi mendore për të tejkaluar një vrapim të vështirë

Qoftë nëse trupi juaj nuk po ndihet mirë apo mendja juaj nuk është e fokusuar (ose edhe një kombinim i këtyre të dyjave), çdo vrapues e di sa e vështirë një stërvitje mund të jetë.

article-cardio-couple-running 4 dredhi mendore për të tejkaluar një vrapim të vështirë

Ndonjëherë një vrapim i vështirë është i papritur, herëve të tjera lufta fillon ende pa i lidhur këpucët. Shputa të rënda, këmbë të tendosura, një mendje plot: të gjitha këto gjëra janë të mjaftueshme që të bëjnë çdo vrapues të ndihet sikur është i gatshëm ta hedh peshqirin përpara se një stërvitje të mbarojë.

Sigurisht, ju e dini se dorëheqja nuk është kurrë një alternativë e mirë. Në vend të kësaj ju mund të mësoni t’i tejkaloni këto kohëra të vështira duke përdorur këshillat e mëposhtme.

1. Mendo për gjërat që ju japin forcë

Lauren Jimison, një vrapues elitar dhe një anëtar i Mammoth Track Club thotë se së pari u kthehet lutjeve kur një stërvitje bëhet më e vështirë se sa që pritej.

“Kur jeni duke pasur një ditë të vështirë, mbaju në gjërat që ju japin forcë,” tha ajo. “Për mua, besimi më shtyn përpara.”

2. Largoje mendjen nga hendeku

“Kur unë jam duke pasur një stërvitje të vështirë dhe mendimet negative vijnë në mendjen time, unë shpejt i largojë ato,” tha Jimison. “Së dyti, unë nuk flas asnjëherë një fjalë negative apo të ankohem gjatë një stërvitje. Unë nuk e lejojë veten që të ankohem. Unë dua të formoj gradualisht shokët e mi dhe veten time, kështu që unë e di se duke folur pozitivisht është opsioni i vetëm për të kthyer një stërvitje të vështirë në një stërvitje vërtetë të mirë. ”

3. Jini mirënjohës

Jimison thotë se të qenit mirënjohës gjithmonë e ndihmon atë kur gjërat bëhen të vështira.

“Në vend të përqendrimit në ndjenjë jo të mirë, unë mendoj për të gjitha gjërat që duhet të jem mirënjohëse”, tha ajo. “Unë e falënderoj Perëndinë për shëndetin tim, që të jem në gjendje të vrapojë, sistemin mbështetës timin, mjedisin tim.”

4. Vrapo me miqtë

Jimison thotë se një nga gjërat për të cilat ajo është më mirënjohës dhe që e ndihmojnë atë në çdo stërvitje janë shokët e saj.

“Vrapimi për Asics Mammoth Track Club është një bekim,” tha ajo. “Ne mund të tërheqim në pikat e forta të njëri-tjetrit, kur nuk jemi duke u ndier më së miri.”

Sigurisht, jo të gjithë mund të vrapojnë me një ekip, kështu që ajo gjithashtu sugjeron vrapimin me miqtë kur ju mundeni ose thjesht duke u frymëzuar nga të tjerët.

“Kur ju nuk ndiheni mirë ose ndjeheni të pamotivuar, motivojuni nga ata rreth jush,” tha ajo “Qoftë kjo është nëna që po e shtynë karrocën e saj përpara, ose lojtari i futbollit duke vrapuar në stërvitje, frymëzohuni nga ata rreth jush; ne jemi të ndërtuar për komunitetin dhe për të inkurajuar njëri-tjetrin. ” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.