10 dobitë e çajit Matcha

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 dobitë e çajit Matcha

Me siguri keni dëgjuar për çajin matcha, një lloj qaji i gjelbër me një shije spinaqi i cili përdoret edhe si pluhur i gjelbër. E dini me siguri se është i mirë për shëndetin: ashtu si edhe çaji i zakonshëm i gjelbër (me qeska), është një anti-oksidant i përkryer, por për dallim qaji matcha konsumohet si pluhur dhe në të janë të grira fletët në tërësi, që do të thotë më shumë përbërës. Por si përdoret ky lloj çaji?

Ushqim-00001a 10 dobitë e çajit Matcha

Tradicionalisht, çaji matcha pihet me ujë të vluar dhe duke e përzier atë derisa të shkumëzon. Por ky është vetëm fillimi. Konsiderojeni çajin matcha vetëm si pluhur proteinash të cilit mund t’i shtosh përbërës tjerë sipas dëshirës. Kemi biseduar me Juli Krupa nga dyqani i çajrave Davids Tea dhe me disa nutricientë të cilët na rrëfejnë disa super receta anti-oksidante.

1. Green Smoothie 2.0
Kombino në një mikser një banane të ngrirë, një gotë qumësht bajamesh pa sheqer, 1 deri në 2 lugë çaji mjaltë, dhe 1 deri në 2 lugë matcha dhe përziejeni deri sa të shkumëzon e tërë masa.

2. Matcha Fro-Yo Pops
Përzini pluhurin matcha me jogurt të pastër dhe pak mjaltë, dhe ftoheni në një enë me formë sipas dëshirës.

3. Matcha Latte
Përzieni një lugë pluhur matcha me një gjysmë gote ujë të vluar. Shtojani gotës edhe pak qumësht të nxehtë për t’i dhënë shije këtij kokteji.

4. Kek anti-oksidantë
Shtojani 2 deri në 4 lugë qaji pluhur matcha brumit të bukës prej bananeje ose kungulleshe, ose brumit të keksëve para se t’i piqni në furrë.

Ushqim-00001b 10 dobitë e çajit Matcha

5. Tërshërë super-energjike
Shtoji dy lugë qaji pluhur matcha dhe një grusht arra ushqimit tuaj të mëngjesit me tërshërë.

6. Akullore “Green Tea”
Përzieni 2 lugë qaji pluhur matcha me një kupë akullore vanilje ose jogurt të ngrirë.

7. Kokoshka Umami
Lyeni kokoshkat me vaj ulliri, pastaj spërkatni me pluhur matcha dhe kripë kuzhine.

8. Matcha “Jell-O”
Kombinoni 3 gota të çajit matcha me ¼ e një gote mjaltë, dhe shtojani sa një e treta e masës pluhur xhelatine. Të gjithë masën bëjeni bashkë në një enë, vendosni në enë për t’i dhënë formën e dëshiruar dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për një natë.

9. Matcha Chia Pudding
Kombinoni farat chia, me një gotë qumësht bajamesh, dhe 1 deri në dy gota çaji shurup panje. Futeni masën në mikser ose përzieni mirë. Leni të qëndrojë gjatë natës në frigorifer.

10. Miksim i matcha me trumës dhe erëza
Kombinoni matchan me erëza siç është pluhur hudhre, biber të zi, spec të kuq dhe kripë deti për të krijuar një super erz të cilën mund ta përdorni për mishin në skarë ose në vezë të rrahura. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.