Dieta më e mirë për shëndetin tuaj

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Dieta më e mirë për shëndetin tuaj

Kur sezoni i rrobave të banjës është afër, mund të jeni duke pyetur cilën dietë duhet ta filloni sa më shpejtë për tu bërë gati për rrobat e preferuara të banjës. Fatmirësisht, hulumtuesit David Katz, M.D dhe Stephanie Miller nga qendra e kërkimeve të Yale Univeristy School of Public Health publikuan një raport në Annual Reviews, në të cilin rishikuan literaturë shkencore në shtatë modele të dietave më të famshme për përfitime të përgjithshme shëndetësore. Ja çfarë gjetën ata-dhe çfarë mendoj unë.

article-humbje-dieta Dieta më e mirë për shëndetin tuaj

Dieta me nivele të ulëta të karbohidrateve.
Nuk ka definicion të qartë të dietës me nivele të ulëta të karbohidrateve; sidoqoftë, nëse konsumojmë sasinë e rekomanduar nga Institute of Medicine (IOM), atëherë do të merrnim më pak se 45% të kalorive nga karbohidratet. Një dietë e ulët në karbohidrate mund të na çojë te humbja e peshës dhe mbajtja e asaj peshe sepse është e limituar në karbohidrate. Sidoqoftë, të zëvendësoni karbohidratet me shumë yndyrë dhe proteina (kalori) mund të çojë drejt fitimit në peshë. Çdo pacient i imi që ka provuar këtë dietë ka dështuar sepse u duhej të kufizonin konsumin në ushqimet që i donin më shumë në vend se të mësonin si të hanin karbohidrate në një mënyrë më të shëndetshme.

Dieta e ulët në yndyrë, duke përfshirë dietën vegjetariane
Problemi me çmendurinë e dietës së ulët në yndyrë (të marrësh më pak se 20% të kalorive ditore nga yndyra) është se në shumë raste rezulton në rritje të konsumit të kalorive. Për autorët e studimit “qëllimi i dietës, me sa duket, ishte të inkurajojë konsumin e ushqimeve që kanë pak yndyrë-më specifikisht ushqime bimore drejt nga natyra në vend se ushqime të procesuara”. Bingo. Një biskotë pa yndyrë nuk është pa kalori dhe as nuk është zëvendësim i shëndetshëm. As një dietë vegjetariane nuk është më e shëndetshme. Në anën tjetër, një dietë me bazë bimore, e ulët në yndyrë (duke përfshirë drithëra, vetëm mbani në mend kontrollin e porcioneve) është e asociuar me përfitime shëndetësore.

Dieta e ulët në glicemi
Katz dhe Miller theksojnë se dieta e ulët në glicemi ka rezultuar e suksesshme te pacientët diabetik dhe se shumica e ushqimeve të rekomanduara janë të procesuara minimalisht- kjo është e padiskutueshme! Por po ashtu ka bërë që të kufizohen disa fruta dhe perime të shijshme si karota që kanë indeks të lartë glicemik por mbushje glicemike të ulët. Personalisht, kjo dietë gjithmonë më është dukur konfuze, dhe pasi pacientët e mi në përgjithësi nuk hanë mjaftueshëm fruta dhe perime as në situata normale, nuk i mësoj asgjë për indeksin glicemik.

Dieta mediterane
Deri më tani, nuk ka asgjë të keqe që është thënë apo shkruar për dietën Mediterane e cila inkurajon konsumimin e vajit të ullirit, perimeve, frutave, arrave dhe farave, fasuleve dhe bishtajave, produkteve të qumështit, drithërave dhe frutave të detit me pak konsum të mishit. Konsumi i moderuar i verës po ashtu rekomandohet. Nga praktika, unë kam kuptuar se ky lloj i të ngrënit mund të jetë shumë i suksesshëm në humbje të peshës përderisa kontrollet e porcioneve të konsumuara respektohet. Yndyra e tepërt, edhe nga ato të shëndetshmet mund të çojë te numri i tepërt i kalorive.

Dieta e përzier, e balancuar
Dieta që përfshin qasjen dietale për parandalim të hipertensionit ( QDPH) dhe modeli dietal i përdorur në programin për parandalim të diabetit janë shembuj që autorët kishin përdorur për të përshkruar këtë kategori të dietave. Të dyja janë kryesisht me bazë bimore dhe përfshijnë produkte shtazore, me theks në produkte të ulëta në yndyrë dhe produkte të qumështit pa yndyrë. Dieta QDPH në fillim u testua për efekte në tension të gjakut dhe është përdorur për humbje në peshë dhe promovim të përgjithshëm të shëndetit. S’ka asgjë negative për tu thënë këtu nga perspektiva e humbjes në peshë; mirëpo, edhe pse është votuar si “dieta më e mirë” nga News and World Report , autorët mendojnë se vendimi është marrë më shumë për shkak të pajtueshmërisë në mendime sesa në fakte objektive.

Dieta paleolitike
Shumica prej nesh kanë dëgjuar për këtë dietë tashmë. Rëndësia e kësaj diete qëndron në shmangien e ushqimeve të procesuara që përfshin edhe drithërat dhe produktet e qumështit dhe inkurajon konsumin e perimeve, frutave, arrave, farave dhe mishrave pa yndyrë. Autorët theksojnë se “shumë prej ushqimeve bimore dhe gati gjithë ushqimet shtazore të konsumuar gjatë kohës së gurit janë zhdukur”. Kjo e bën këtë dietë të vështirë për ta përcjellë apo jo? Nuk diskutohet se të hani ushqime të shëndetshme është gjëja e duhur për të bërë, por eliminimi i produkteve të qumështit dhe drithërave kur dietat e tjera i konsiderojnë të shëndetshme është pjesa ku, sipas mendimit tim, vendoset kufiri.

Dieta vegane
Puna me dietën vegane është se ose mund të jetë shumë e shëndetshme, ose e kundërta. Siç është theksuar në raport, “të ngrënit e ushqimeve bimore nuk garanton dietë të shëndetshme dhe balancuar. Sheqeri, si ndër përbërësit më brengosës që kalojnë në mbi konsum ka origjinë bimore”. Me fjalë të tjera vetëm se e shihni një çokollatë të etiketuar si “vegane”, ajo nuk e bën atë zgjedhje të shëndetshme. Unë ju them gjithmonë pacientëve se të qenit vegan nuk është dietë; është mënyrë e të jetuarit. E njëjta mund të thuhet për çfarëdo diete.

Përfundimi
Në përgjithësi, pjesa ku Katz dhe Miller pajtohen rreth shëndetit është një strukturë apo model i të ngrënit jo shumë i ashpër, përfshin elemente të përgjithshme dietale dhe nuk është një ‘’dietë’’. Ata inkurajojnë përdorimin minimal të ushqimeve të procesuara dhe më shumë ushqime me bazë bimore. Sidoqoftë, ato lënë hapësirë për produkte të qumështit, drithëra, yndyra dhe produkte shtazore pa dhjamë. Me fjalë të tjera: shmangni çdo dietë që etiketohet si e tillë, sidomos nëse është në modë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.