Dëshironi të ruani pamjen e dobët? Mbani ushqimin larg syve

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Dëshironi të ruani pamjen e dobët? Mbani ushqimin larg syve

Njerëzit që mbajnë ushqimin para syve në shtëpi kanë më shumë të ngjarë të bëhen mbipeshë, raportojnë hulumtuesit, përderisa vetëbesimi i ulët është një tjetër faktor.

article-humbje-peshe-ushqimi-larg-syve Dëshironi të ruani pamjen e dobët? Mbani ushqimin larg syve

“Vetëbesimi është i rëndësishëm sepse kur të rriturit nuk ndihen mirë për vetën e tyre, mund të jenë më pak të nxitur të implementojnë ndryshime të sjelljes në mjedisin shtëpiak,’’ tha autori i studimit, Charles Emery, profesor i psikologjisë në Ohio State, gjatë një njoftimi për shtyp.

Ky studim, i publikuar me 28 Prill në International Journal of Obesity përfshiu 100 vullnetarë të moshave prej 20 deri 78. Nga këta pjesëmarrës, gjysma ishin mbipeshë kurse gjysma tjetër kishin peshë normale.

Hulumtuesit kompletuan një vizitë dy orësh në shtëpi me secilin pjesëmarrës. Gjatë kësaj kohe, ata pyetën secilin person rreth zakoneve ushqimore dhe kontrolluan nëse ushqimi ishte i vendosur në shtëpi, aty ku shihet. Për shembull, hulumtuesit matën distancën mes vendit të preferuar të personit dhe vendit ku mbahej ushqimi. Ata po ashtu konsideruan shkallë apo dyer që mund të bllokojnë qasjen në ushqim.

Secili vullnetar po ashtu kompletoi një pyetësor psikologjik. Dy javë pas vizitës në shtëpi, hulumtuesit ndoqën pjesëmarrësit për të vlerësuar ushqimin e blerë dhe nivelin e aktivitetit fizik.

Hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit mbipeshë e mbanin ushqimin në vende ku mund të shihej nga e gjithë shtëpia. Ata po ashtu hanin më shumë sheqer dhe më pak ushqime të shëndetshme, në krahasim me ata që nuk ishin mbipeshë. Edhe pse secili shpenzonte përafërsisht të njëjtën sasi të parave në ushqim dhe hanin të njëjtin numër kalorish, ata që kishin peshë normale shpenzonin më pak para në ushqim të shpejtë.

“Sasia e ushqimit nëpër shtëpi ishte e ngjashme, por në shtëpitë e njerëzve të mbipeshë, ushqimi ishte i shpërndarë në më shumë lokacione jashtë kuzhinës,” thotë Emery. “Kjo do të thotë se mjedisi është i rregulluar në atë mënyrë që është shumë e vështirë të injorosh ushqimin. Kjo nuk ka qenë e dokumentuar në mënyrë aq të qartë më përpara.”

Pjesëmarrësit e mbipeshë po ashtu raportuan më shumë brengë rreth qasjes së mjaftueshme në ushqim. Këta njerëz po ashtu thanë se shmangia e ushqimit ishte më e vështirë kur ishin të stresuar apo në situata kur të ngrënit konsiderohej e pranueshme. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.