Dëshironi të jetoni më gjatë? Ja numri optimal i ushtrimeve që duhet t’i bëni!

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Dëshironi të jetoni më gjatë? Ja numri optimal i ushtrimeve që duhet t’i bëni!

Disa orë ushtrime në javë me siguri do t’ju ndihmojnë që të jetoni më gjatë, por shtimi i numrit të ushtrimeve nuk siguron përfitime shtesë, sipas një studimi të ri për aktivitete fizike dhe jetëgjatësi.

article-fitness-cardio-jogging Dëshironi të jetoni më gjatë? Ja numri optimal i ushtrimeve që duhet t’i bëni!

Megjithatë, bërja e dhjetëfishit të shumës së rekomanduar të ushtrimeve nuk ishte e lidhur me rritjen e rrezikut për vdekje gjatë periudhës së studimit. Ky është një lajm i mirë për vrapuesit e maratonës dhe për atletët të cilët mund të kenë qenë të shqetësuar për efektet afatgjata shëndetësore të niveleve të larta të aktiviteteve.

Në studim, hulumtuesit analizuan informacione nga më shumë se 660.000 njerëz të moshës 21-98 në Shtetet e Bashkuara dhe në Suedi të cilët u janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me se sa kohë ata kaluan duke bërë aktivitet fizik, duke përfshirë edhe ecjen, vrapimin, notin dhe çiklizmin. (Këto pyetje janë bërë si pjesë e kërkimeve të mëparshme të kryera në vitet 1990 dhe 2000.)

Njerëzit të cilët bëjnë ushtrime, por jo mjaftueshëm për t’i përmbushur rekomandimet e aktivitetit fizik kishin ende 20 për qind më pak gjasa të vdesin gjatë një periudhe 14-vjeçare se sa ata të cilët nuk kanë bëjnë ndonjë aktivitet fizik. (Rekomandimet thonë që duhet 150 minuta aktivitet i moderuar në javë, ose 75 minuta aktivitet i vrullshëm në javë.)

Njerëzit që merren me nivelin e rekomanduar të aktivitetit fizik kanë pasur edhe më shumë dobi: Ata kishin 31% më pak gjasa të vdesin gjatë periudhës së studimit, në krahasim me ata që nuk angazhohen në ndonjë aktivitet fizik.

Por duke bërë shumë më tepër aktivitet se kaq nuk jep shumë më tepër përfitime. Përfitimi maksimal është parë në mesin e njerëzve të cilët merren me tre deri në pesë herë të niveleve të rekomanduara të aktivitetit fizik; ata kishin 39 për qind më pak gjasa të vdesin gjatë periudhës së studimit në krahasim me njerëzit që nuk bënin asnjë ushtrim. Angazhimi në më shumë stërvitje se kjo nuk ishte e lidhur me ndonjë përfitim shtesë.

Edhe pse disa studime të mëparshme kanë sugjeruar se njerëzit të cilët e praktikojnë trajnimin ekstrem kanë rrezik në rritje të problemeve të zemrës, studimi i ri nuk gjeti asnjë lidhje midis niveleve shumë të larta të aktivitetit fizik (10 ose më shumë herë mbi nivelin e rekomanduar) dhe rritje të rrezikut të vdekjes.

“Këto rezultate janë informative për individët në të dyja anët e spektrit të aktivitetit fizik: Ato ofrojnë prova të rëndësishme për individët joaktivë duke treguar se sasia modeste e aktivitetit siguron përfitime të konsiderueshme për shtyrjen e vdekshmërisë ndërsa i siguron individët shumë aktiv që ushtrimet nuk rrisin rrezikut për vdekje, “hulumtuesit, nga instituti kombëtar i kancerit, shkruan në numrin e 6 prillit të revistës JAMA Internal Medicine.

Në një editorial shoqërues studimin, Todd Manini nga University of Florida’s Department of Aging and Geriatric Research, vuri në dukje se njerëzit që kanë më shumë gjasa të përfitimit nga rritja e sasisë së ushtrimit, janë ata të cilët aktualisht nuk bëjnë asnjë.

“Një shumë e reduktimeve të vdekshmërisë është parë në njerëzit vetëm një hap larg nga bërja e ndonjë aktiviteti fizik gjatë kohës së lirë,” tha Manini, duke iu referuar grupit që bëjnë aktivitete fizike, por jo mjaftueshëm për t’i plotësuar rekomandimet.

Mjekët duhet ta synojnë këtë grup me këshillim për ushtrime, tha Manini. “Mjekët të cilët i analizojnë segmentet e popullsisë që nuk kryejnë asnjë aktivitet fizik të kohës së lirë mund të marrin shpagim nga shëndeti i pacientit të tyre.”

Studimi i ri u mbështet në raportet e aktivitetit fizik në një moment, dhe është e mundur që njerëzit e kanë ndryshuar nivelin e tyre të aktivitetit fizik gjatë periudhës së studimit, thonë studiuesit.

Përveç kësaj, studimi shikoi kohën e kaluar duke u angazhuar në aktivitet fizik, por nuk u përqendrua në intensitetin e këtij aktiviteti. Ashtu që, studimi nuk krahasoi drejtpërsëdrejti ata që u angazhuan në aktivitet të moderuar kundrejt atyre që u angazhuan në aktivitet të vrullshëm. Por studimi ka gjetur se njerëzit të cilët e arritën nivelin e rekomanduar të aktivitetit fizik – ose nëpërmjet niveleve të moderuara ose të vrullshme të aktivitetit – kishin një rrezik të reduktuar të vdekjes.

Në një studim të veçantë, të publikuar edhe sot në JAMA Internal Medicine, studiuesit në Australi kanë gjetur se njerëzit të cilët angazhohen në aktivitet të vrullshëm (si p.sh. vrapim apo gjimnastikë) kishin 9% deri në 13% më pak gjasa të vdesin gjatë një periudhe gjashtë-vjeçare në krahasim me ata që u angazhuar vetëm në aktivitet të moderuar (si p.sh. not apo punët e shtëpisë).

“Hulumtimi ynë tregon se edhe shuma të vogla të aktivitetit të vrullshëm mund të ndihmojnë në uljen e rrezikun të vdekjes së hershme,” tha në një deklaratë studiuesi Klaus Gebel, i Qendrës James Cook në universitetin për parandalimin e sëmundjeve kronike në Australi. “Por njerëzit me probleme mjekësore, të rriturit më të vjetër ose ata që nuk janë angazhuar më parë në aktivitete të vrullshme duhet të flasin me mjekët e tyre para fillimit të një programi për ushtrime” tha Gebel. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 19 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.