Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Para se të flini çdo natë, shanset janë se merrni një pozitë të zakonshme. Ndoshta ktheheni në anën e djathtë dhe i afroni gjunjët te gjoksi ose ndoshta shtriheni në shpinë, me krahët anash sikur poza e “Kufomës” që bëhet në fund të një sesioni të jogas. Përderisa mund të mendoni se kjo lëvizje para gjumit është thjeshtë mënyra juaj për tu rehatuar, ekspertët thonë se mund të thotë shumë për personalitetin dhe shëndetin tuaj.

article-shendet-pozita Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Robert Phipps, ekspert i gjuhës së trupit në Angli krijoi një pyetësor për një zinxhir të famshëm hotelesh dhe gjeti lidhjen mes disa pozitave të caktuara të gjumit dhe karakteristikave psikologjike (mendojeni si horoskopi i pozitave të gjumit). Chris Idzikowski, një tjetër hulumtues anglez dhe drejtor i Sleep Assessment and Advisory Service bëri një hulumtim të ngjashëm dhe doli me rezultate të krahasueshme.

Përderisa disa ekspertë të gjumit tallen me lidhjet e gjera që Phipps dhe Idzikowski kanë bërë, çfarë ju mund të shikoni janë problemet gjithnjë e më të shpejta psikologjike që mund të rezultojnë nga të fjeturit në pozita të caktuara, thotë Rachel Salas, MD, asistent drejtor mjekësor për qendrën e gjumit në Johns Hopkins. “Janë një numër problemesh fizike që mund të dalin si rezultat i fjetjes në pozitën e njëjtë dhe në baza të rregullta,” thotë ajo.

Nëse flini nga njëra anë

article-shendet-pozita-2 Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Fushëveprimi i gjumit: Pozita e fetusit do të thotë se jeni person që brengoset, sipas pyetësorit të Phipps. Mund të dukeni të fortë jashtë por shumë të ndjeshëm në zemër. Nëse flini me të dyja krahët të drejtuar para jush, me siguri jeni natyrë e hapur por edhe mund të jeni duke kërkuar më shumë nga jeta, i gatshëm të pushtoni gjithçka që jeta ju hedh përpara.

Brengat e mundshme shëndetësore: Fjetja anash mund të shkaktojë ngushtim të nervave në këmbë dhe krahë që mund të çojë në dhimbje kronike, thotë Salas. Hulumtimi po ashtu tregon se refluksiacidik mund të përkeqësohet nëse flini anash, sidomos nëse rrotullohuni nga ana e djathtë. “Për të luftuar këto probleme, flini ngjitur me jastëk, thotë Salas sepse jastëku ju ndihmon të mbështetni shpinën dhe qafën. “Mund të provoni të flini me jastëk të hollë në mes të gjunjëve për ti dhënë shpinës mbështetje ekstra.”

Nëse flini me shpinë

article-shendet-pozita-3 Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Fushëveprimi i gjumit: Të flini si trung me trupin drejtë, krahët pranë mund të thotë se jeni jo fleksibil dhe të prerë, me tendencë të jeni udhëheqës, kryefortë dhe veproni sipas mënyrës tuaj. Por nëse krahët shkojnë mbi kokë shanset janë se jeni gjithmonë gati të ndihmoni të tjerët dhe të ndihmoni të tjerët, që ju bën shok të mrekullueshëm.

Brengat e mundshme shëndetësore: Përderisa fjetja me shpinë është fantastike për ata që kanë dhimbje shpine ose qafe (ju drejton shpinës dhe bën presion minimal në nerva, thotë Salas), mund të ju rrisë shanset për gërhitje dhe apnea – dy gjendje së mund të nervozojnë partnerët dhe shumë të këqija për shëndetin tuaj. Fjetja në shpinë mund të përkeqësojë refluksinacidik duke ju mbajtur zgjuar gjatë natës. Mundohuni të vendosni edhe një jastëk poshtë kokës, thotë Salas, nëse keni refluksacidik ose gërhitje.

Nëse flini në bark

article-shendet-pozita-4 Çka thotë pozita e preferuar e gjumit për ju?

Fushëveprimi i gjumit: Nëse ju pëlqen të flini përmbys me krahët e drejtuar (Phipps e quan këtë pozitë “rrezuesi i lirë”) mund të thotë se shpesh ndiheni sikur nuk keni kontroll në atë se çka ju ndodhë në jetë dhe thjeshtë po mbaheni. Nëse është kështu mund të zgjoheni duke u ndjerë në ankth ose të brengosur.

Brengat e mundshme shëndetësore: Për shkak se shumica e shtretërve nuk janë krijuar si tavolina për masazh me vrima për të marrë frymë ashtu që ta mbajmë qafën drejt me shpinë, do të thotë se ju flini me qafën e kthyer në njërën anë. Rezultati? “Kjo shkakton dhimbje në shpinë që dërgojnë së spazëm muskulore dhe probleme me dhimbje kronike,” thotë Salas. Zgjidhja: Ushtroni veten të flini në njërën anë ose në shpinë thotë ajo, pasi zgjatja e qafës e nevojshme për të marrë frymë është thjesht e tepërt për trupin. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.