Cila është më e mirë për ju, peshat e lira apo makinat e forcës?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Cila është më e mirë për ju, peshat e lira apo makinat e forcës?

Le të kuptojmë diçka menjëherë: Nuk ka “Një metodë është më e mira e 100% të kohës” këtu. Të dyja, peshat e lira dhe pajisjet e rezistencës mund të ju ndihmojnë të ndërtoni forcë, madhësi dhe të jini në formë.

article-fitnes-lire-makina Cila është më e mirë për ju, peshat e lira apo makinat e forcës?

Sidoqoftë, secila kanë një numër përparësish dhe dobësish të veçanta. Kjo sepse peshat e lira lëvizin lirshëm përpara dhe mbrapa, poshtë e lart, shpjegon shkencëtari i stërvitjes, ED Hulit, CSCS, menaxher i projekteve në Technogym që dizajnon dhe prodhon pesha të lira dhe pajisje të kualitetit më të lartë. Është gjithçka tri-dimensionale miq. Pajisjet e peshë në anën tjetër, janë të fiksuara  në vend. Peshat mund të lëvizin vetëm në një drejtim specifik-zakonisht në dy plane. Ndonjëherë në vetëm një.

Është e rëndësishme të qartësojmë këtë gjë, jo vetëm sepse ndikon në mënyrën e trajnimit dhe rritjes së muskujve por sepse disa pajisje nuk janë të fiksuara dhe shpesh përkasin në kampin e peshave të lira, thekson ai. Për shembull, sistemet kabllore duken si pajisje por kapni një prej tyre dhe do ta shihni se mund ti lëvizni në cilin drejtim të doni. Nuk mund të para-përcaktoni lëvizjen tuaj. Pajisjet në anën tjetër, do të ju lënë të ngrini shufrën lartë ose poshtë. Nuk mund të ia mbani në tjera anë.

Thënë këtë, hidhni një sy përparësive dhe dobësive të ushtrimeve që lëvizin lirshëm dhe atyre të statikeve.

Peshat e lira

Ato ushtrojnë disa muskuj përnjëherë
“Nuk mund të gaboni duke përdorur lëvizje të përbëra që mund të bëhen vetëm me pesha të lira,” thotë trajneri i forcës ChaseKarnes, CSCS, NSCA-CPT. “Ata rekrutojnë më shumë masë muskulore se përdorimi i pajisjeve pasi që jo vetëm që lëvizni peshën por edhe duhet ta stabilizoni atë. Kështu që kur jeni duke bërë squats, nuk përfshini vetëm kuadricepsin dhe tejzat po edhe gluteusin, pulpat, latissimus-in dhe muskujt abdominalë. Në anën tjetër, në pajisjen për legpress ju përfshini vetëm kuadricepsin dhe tejzat.

Janë funksionale
Tash së fundmi, “fintesi funksional” është bërë term i rëndësishëm-dhe për arsye të mirë. Lëvizjet që trajnojnë trupit duke përdorur biomekanikën natyrale mund të ju përmirësojnë performancën jashtë dhomës së peshave, qoftë vrapimi për autobus ose përpjekja për të bartur një çantë shumë të rëndë. Trupi juaj është i ushtruar dhe zhvillon forcë në lëvizjet që ishte i dizjanuar të bëjë, thotë Hulut. Në jetën e përditshme, shumë rrallë bëjmë lëvizje që nuk prekin të tria rrafshet.

Kërkojnë formë të mrekullueshme
Kur kapni një shufër, duhet të dini çfarë po boni pasi që forma jo adekuate mund të dërgojë në rezultate jo të mira ose lëndime, thekson Hulit.

Makinat e forcës

Izolojnë muskuj specifik
Kur mundoheni të ushtroni sa më shumë muskuj në pak kohë apo vetëm të ndërtoni forcë të përgjithshme, këto nuk rekomandohen. Por ndonjëherë, dëshirojmë të punojnë në një muskul specifik. “Për shembull, kur i shtyni mbajtëset larg jush në një pajisje chestpress, ju do të lëvizni vetëm në një drejtim, që izolon muskujt pektoralë dhe i bën të rriten më shumë,” thotë Hulit. Sidoqoftë, edhe nuk doni të rrisni një muskujt më shumë, izolimi i tyre mund të ju ndihmojë nëse vuani  nga mos balanca e muskujve dhe keni nevojë për forcë të muskujve, thotë ai.

Ju mundësojnë ngritjen e më shumë peshave
Kilogramë për kilogramë, pajisjet e peshës janë më të lehta se peshat e lira sepse në to ju lëvizni në vetëm një drejtim dhe nuk duhet të mundoheni për të mbajtur pesha të mos rrëzohen.  Kjo do të thotë që mund të lëvizni më shumë peshë në një pajisje lakuese e bicepsit sesa në shufra. Sa më shumë peshë që lëviz bicepsi, aq më shumë do të rritet.

Nuk përshtatet gjithmonë
Kanë reputacionin e të qëlluarit nga ushtrimet por nëse nuk e kuptoni si të përshtatni një pajisje mirë dhe nuk e kaloni kohën duke lëvizur kunjat në vendet e duhura, mund të mbeteni në formë të dobët, thotë Karnes. Më shumë pajisje po i bëjnë lëvizjet për formë të mirë më të lehta. Për shembull, në shumë prej pajisjeve të tij, Technogym përfshin kode QE që mund të skanohen me telefon për të treguar formën e duhur. Në të njëjtën kohë, të gjitha përshtatjet mund të bëhen përderisa jeni në pajisje ashtu që nuk duhet të mundoheni shumë.

Në fund, për forcë të përgjithshme dhe kondicion, ushtrimet me pesha të lira-sidomos atë që përdorin lëvizje të përbëra- duhet të jenë themeli i çfarëdo plani për ushtrim të forcës. Megjithatë, pajisjet mund të jenë vegla fantastike për të ju ndihmuar të fokusoheni dhe zhvilloni disa muskuj (me supozimin që i përdorni mirë)

Për shembull, për të përfituar sa më shumë prej ushtrimeve me pesha, Carnes rekomandon të filloni stërvitjet me lëvizje të përbëra si squat, benchpress, deadlift dhe overheadpress. Pastaj mund të përdorni disa pajisje të zgjedhura me kujdes për të forcuar vendet e dobëta dhe krijojnë fizikun që dëshironi. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.