Çfarë thotë shëndeti i qenit tuaj për ju?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Çfarë thotë shëndeti i qenit tuaj për ju?

Bena ishte një terrier i përzier i dhuruar me energji të plotë të gjallë të një qeni të moshës sa gjysma e saj. Edhe në moshën e saj 13 vjeçare, ajo shpesh ishte përzier për një këlysh.

Çfarë thotë shëndeti i qenit tuaj për ju Çfarë thotë shëndeti i qenit tuaj për ju?

Mirëpo shpejt pasi pronarja Patti McCracken, nga Chicago, doli në një banesë të re, Bona filloi të sillej e vjetër – harronte ku jetonin dhe ecte në rrathë të çuditshëm që përsëriteshin. McCracken e dërgoi qenin te disa veterinarë, derisa njëri e pyeti McCracken, “Si po ndiheni ju?”

E befasuar, McCracken e përmendi lodhjen e tepërt, dhimbjet e mistershme dhe migrenën optike të çuditshme – ajo humbiste pamjen në një sy për disa minuta – ajo vuante për disa muaj. “Jam testuar për çdo gjë,” ajo i tregoi veterinarit. “Askush nuk mund të gjejë se çfarë ka tek unë.”

“Duket se është një rrjedhje gazi,” tha veterinary. “Ose ajo ose përmbajtja e plumbit në ujin e pijes.”

Më vonë McCracken e thirri punëtorin e kompanisë së gazit dhe gjeti se furra e saj në banesë po prodhonte monoksid karboni, që po sëmurte McCracken, Benën dhe disa banorë të tjerë.

Kafshët tona shërbejnë si reflektues të mirëqenies tonë fizike, thotë Nancy Soares, pronare dhe drejtuese mjekësore e Macungie Animal Hospital në Pennsylvania. Dhe e kundërta. Ndonjëherë lidhja është e dukshme, sikur veterinarja e Chattanooga, TN, (dhe autore e Tennessee Tails: Pets and Their People), Kathryn Primm hyri në një dhomë të ekzaminimit dhe pa një Labrador Retriever aq mbipeshë, ai ngjante me një tavolinë kafeje që ecte. Pastaj ajo vërejti pronarin që ishte gjithashtu mbipeshë. Pas një viti të këshilluar nga Primm që të bëhen aktiv së bashku me shokun e tij të ngushtë – dhe sugjeroi të ndërronin ëmbëlsirat për fasule të gjelbra – qeni kishte humbur rreth 7 kg, dhe pronari gjithashtu dukej në formë më të mirë.

CDC vlerëson që 6 nga 10 sëmundje infektive që i marrin njerëzit mund të përcillen në kafshët tona. Pra jo vetëm që mund t’i jepni, shembull, kërpudhat unazore qenit tuaj, mirëpo ai mund të marrë gjëra dhe t’iu përcjell juve. Në shumicën e rasteve, simptomat janë të ngjashme. Për shembull, një kafshë me kërpudhat unazore do t’i ketë simptomat e njëjta të skuqjes. Vjellja dhe diarreja mund të jetë shenjë në kafshë dhe njerëz për infektime bakteriale si E.Coli dhe Salmonella.

Mirëpo ndonjëherë dhurata që është shëndeti i dobët shkon në një drejtim. Njerëzit me qëllim të mirë pinë duhan jashtë për të mbrojtur kafshët e tyre mirëpo nuk e dinë që nikotina qëndron në gishtërinjtë e tyre dhe mund të shkaktojë probleme të lëkurës dhe ndonjëherë edhe kancer në kafshë.

Mësimi i këtyre gjërave dhe lidhjeve tjera të shëndetit në mes njerëzve dhe kafshëve mund të jetë motivim i fuqishëm për t’u bërë të shëndetshëm, thotë Soares. “Në marrjen e rrugës së bashku me kafshën tuaj, ju keni një arsye – dhe ju keni njëri-tjetrin.” ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − 7 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.