Çfarë niveli i ushtrimeve ju bën më të mençur?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Çfarë niveli i ushtrimeve ju bën më të mençur?

Ushtrimet ju bëjnë më të mençur…. po çfarë niveli i tyre ju bën të përfitoni sa më shumë? Kur vjen te shëndeti fizik, parimi i përgjithshëm sipas udhëzimeve të ushtrimeve është: ‘’Disa ushtrime janë më mirë se asnjë dhe doza më të mëdha zakonisht sjellin më shumë përfitime.’’ A vlen e njëjta gjë për përfitimet kognitive? Kështu ka zbuluar një studim i fundit nga University of Kansas i publikuar në PLos ONE.

article-workouts-fitues Çfarë niveli i ushtrimeve ju bën më të mençur?

Hulumtuesiti ndanë 101 vullnetarë, të gjithë mbi moshën 65 vjeç dhe që ushtrojnë relativisht pak, në tri grupe që ecën për 0, 75, 150 apo 225 minuta në javë për 26 javë. (Udhëzimet aktuale rekomandojnë ekuivalentin e 150 minutave në javë për ushtrime të moderuara.) Subjektet e studimit kompletuan një set prej 16 testeve kognitive në 5 tema kryesore (Kujtesë verbale, procesim vizual dhe hapësinor, vëmendje e thjeshtë, mirëmbajtje dhe zhvendosje dhe arsyetim) para dhe pas programit të ecjes.

Lajmi i mirë për ata që nuk ushtrojnë shumë: edhe vetëm 75 minuta në javë- gjysma e dozës së rekomanduar-ishte e mjaftueshme për të përmirësuar Vëmendjen e thjeshtë dhe procesimin vizual dhe hapësinor. Rritja e nivelit të ushtrimeve nuk solli përfitime më të mëdha në Vëmendjen e thjeshtë, ndërsa u pa një përgjigje në procesimin vizual dhe hapësinor me grupin e 225 minutave që shënoi më lart. Në përgjithësi, duket se edhe pak ushtrime ndihmojnë, kurse sa më shumë aq më mirë.

Gjetja më interesante nga perspektive ime është se treguesi më i mirë i përfitimit të subjekteve individuale nuk është kohëzgjatja e ushtrimeve; treguesi më i mirë është sa u rrit fitnesi aerobik, i matur nga VO2 max. Kjo sugjeron se disa nga mekanizmat e njëjtë janë përgjegjës për të dyja llojet e përfitimeve, si fizike ashtu edhe kognitive të cilat rezultojnë nga ushtrimet, kështu që mënyra më e mirë e nxitjes së trurit tuaj është të bëni çkado që e shkakton rritjen e niveleve të VO2 max më së shumti.

Një paralajmërim për ta mbajtur në mend është se ushtrimet e përdora në këtë studim ishin ecja në një pajisje (e cila e bën intensitetin dhe kohëzgjatjen më të lehtë për tu monitoruar nga hulumtuesit). A do të ndryshonin gjërat nëse pjesëmarrësit do të ecnin jashtë në ambient të hapur? Është një studim interesant që tregon përfitimet kognitive e ecjes në mjedis natyral, pa konsideruar efektet fizike.Këshilla ime kryesore në këtë rast është qëndroni sa më në formë që është e mundur dhe ushtroni sa më shumë jashtë, në ambiente të hapura-nëse e bëni këtë do të qëndroni të kthjellët. © Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.