Çfarë ndodhë me dhjamin kur humbni peshë?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Çfarë ndodhë me dhjamin kur humbni peshë?

E dini si funksionon puna e humbjes së peshës apo jo? Digjni më shumë kalori në ditë sesa që konsumoni. Digjni 500 kalori ose më shumë në ditë dhe të humbisni një kilogramë në javë. Matematikë e thjeshtë. Por ku shkon ky dhjam?

article-humbje-peshe-dhjami Çfarë ndodhë me dhjamin kur humbni peshë?

Nëse nuk e dini, mos u ndjeni keq: Një studim i ri i The British Medical Journal shpërndau pyetësor te mjekët dhe studentët e biokimisë dhe zbuloi se ata nuk ishin të sigurt rreth përgjigjes. Hulumtuesit po ashtu pyetën doktorë familjarë, nutricioniste dhe trajnerë personal, shumica e të cilëve besonin se dhjami shndërrohet në energji apo nxehtësi. Por kthehuni në kiminë e shkollës së mesme: Masa as nuk mund të krijohet e as të shkatërrohet-kështu që ky parim nuk qëndron, pa marrë parasysh sa lehtë mashtrohemi me idenë e energjisë që hyn dhe asaj që del jashtë.

Për të ilustruar si dhjami e braktis trupin, hulumtuesi Ruben Meerman gjurmoi rrugën e secilin atom në dalje të trupit dhe pastaj zhvilloi një formulë që tregonte se 80% e dhjamit del nga trupi përmes mushkërive. Pra, shumicën e dhjamit e largoni përmes dyoksidit të karbonit nga frymëmarrja-  20 përqindëshi tjetër lirohet nga uji në formë të djersës, urinës, lotëve dhe lëngjeve tjera trupore.

Rezulton që trajnerët fitspo e pëlqejnë shumë përdorimin (dhe nga ky studim kuptuam që besojnë se), thënia “djersa është dhjami duke qarë!” është vetëm pak e vërtetë. E gjithë ajo nxehtësi që krijohet në trup? Është vetëm një produkt i reaksionit kimik. Por hej, nëse kjo frazë ja del të ju inspirojë, përdoreni lirisht! ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.