Çfarë gjendet në të vërtetë brenda hot dogut tuaj?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Çfarë gjendet në të vërtetë brenda hot dogut tuaj?

Thuaj çfarë të duash për tuba të mishit cilindrik por besojmë që hani Hot dogë. Këshilli kombëtar për hot dogë dhe suxhukë vlerëson se amerikani mesatar konsumon rreth 70 Hot dogë në vit.

article-food-hot-dog Çfarë gjendet në të vërtetë brenda hot dogut tuaj?

Duke marrë parasysh oreksin tonë të pangopur për këta shkopinj mishi, mendojmë se është koha që të gjithë të marrin vesh se çka në të vërtetë ka brenda në hot dogë – sepse, siç kemi zbuluar pas leximin të fletën me fakte për hot dogë dhe siguri të ushqimit nga USDA, janë shumë përbërës në këto mishra misterioze. Për shembull këtu është lista e përbërësve, e radhitur nga fundi për sa i përket dominimit nga një firmë e famshme e ‘’klasikëve vjenezë’’, emri i së cilës nuk do të zbulohet:

Gjeldeti dhe pula e prerë mekanikisht: USDA e definon këtë si “produkt pule i ngjashëm me pastën i prodhuar duke i sforcuar eshtrat të ngjitura me inde ushqimore në një sitë ose pajisje të ngjashme me presion të lartë”. E shijshme.

Uji: Hot dogët përmbajnë më pak se 10% ujë, bazuar në udhëzimet e USDA edhe pse H20 mbetet përbërësi i dytë në këtë produkt. Kjo tregon sasinë e mishit të ndarë mekanikisht që gjendet në Hot dogun tuaj.

Derri: Derri nuk mund to ndahet mekanikisht sikur pula apo gjeldeti, falë zotit, por mund të largohet me anë të “makinerisë të avancuar për rikuperimin e mishit” e cila e ndan atë nga porcionet e kafshës që nuk janë të ngrënshme pa e thyer ashtin.

Mbushësit: Këto e mbajnë hot dogun tuaj bashkë dhe përfshijnë gjëra si shurup misri dhe miell misri. P.S aktualisht, rreth 90% e misrit në Shtetet e bashkuara është i modifikuar gjenetikisht.
Kripa: Ky produkt, si shumë të tjerë përmban rreth 20% të sasisë së rekomandueshme ditore të kripës (natriumit).

Shija: Eh, kush e di çka janë këto. Bazuar në udhëzimet e USDA, shumica e artikujve që përdoren për të dhënë shije nuk kanë nevojë të listohen individualisht.

Prezervativët: Këta përmbajnë fosfate natriumi, diacetat natriumi, benzoate natriumi, askorbat natriumi si dhe nitrat natriumi. Roli i tyre është të parandalojnë rritjen e baktereve dhe të ruajnë ngjyrën e përshtatshme. Disa studime të bëra në kafshë kanë lidhur nitratin e natriumit me kancer por efekti i tyre tek njerëzit mbetet i paqartë.

I gjithë ky material i mirë bëhet pure duke u goditur dhe shtrydhur në kasa celuloze, të cilat hiqen më vonë.

Nëse kjo nuk ju bën të ju shkojë lëng nga goja, atëherë kërkoni hot dogë ‘të pa kuruar’ në aspektin e produkteve pa nitrate dhe të përgatitura me një listë të shkurtër përbërësish si mishi i vërtetë, kripa dhe erëzat, këshillon nutricionistja Allison Enke, RD. Dy prej tyre që përshtaten janë: Hot dogu organik, i pa kuruar dhe me mish viçi i Applegate i bërë nga viçi i ushqyer me barë dhe hot dogët organik dhe të pa kuruar të Bilisnkit të bërë me mish pule. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.