Buka e bardhë mund të rrisë prezencën e baktereve të mira të zorrës – por a e bën kjo të shëndetshme?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Buka e bardhë mund të rrisë prezencën e baktereve të mira të zorrës – por a e bën kjo të shëndetshme?

A keni menduar se buka e Mrekullisë ishte ushqim i së kaluarës dhe tani duhet të hani vetëm bukë 100% të përbërë nga drithërat? Epo, gjetjet e fundit të publikuara në Journal of Agricultural and Food Chemistry po i bind plot njerëz për të kundërtën.

article-humbje-peshe-buka-bardhe Buka e bardhë mund të rrisë prezencën e baktereve të mira të zorrës – por a e bën kjo të shëndetshme?

Hulumtuesit nga University of Oviedo në Spanjë pyetën 38 të rritur të shëndetshëm rreth dietave të tyre dhe më pas ekzaminuan mostrat e tyre për disa lloje të caktuara të baktereve. Ata zbuluan se ata që raportuan të kenë ngrënë bukë të bardhë kishin sasi më të mëdha të lacto-bacillus, një grup i baktereve të mira që gjenden në zorrë. Bakteret e zorrës janë të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi, sidomos për traktin tretës, siç është treguar në shumë studime për pro-biotikët. Kur bakteret e këqija tejkalojnë ato të mira, dalin shumë komplikime shëndetësore.

Por mbani entuziazmin rreth bukës së bardhë. Fillimisht, ky studim ishte shumë, shumë i vogël dhe informacioni i mbledhur u bazua vetëm në një pyetësor ushqimor, besueshmërinë e të cilit e kam vënë në dyshim edhe më parë.

Së dyti, mendoj se duhet të shohim gjithë situatën. Produktet me 100% drithëra kanë rezultuar të kenë shumë përfitime sa i përket shëndetit të zemrës. Unë gjithmonë promovoj bukën me më shumë fibra te pacientët e mi, sidomos për efektin e ngopjes kur vjen fjala te humbja në peshë. Sa i përket baktereve të mira, ende mendoj se jogurti apo kefiri është mënyra më e mirë. Përveç përfitimeve pro-biotike, ato janë të edhe burime të mira të kalciumit, vitaminës D dhe proteinës. Për fund, duhet të mos shohim vlerat ushqyese individuale të një ushqimi por duhet të shohim në tërësi.

Kështu që, para se të filloj të rekomandoj pacientët e mi të konsumojnë bukën e Mrekullisë, më duhet të shoh shumë më shumë hulumtime në këtë fushë për tu bindur. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + nine =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.