A ju bën telefoni i mençur të ngadalshëm?

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard A ju bën telefoni i mençur të ngadalshëm?

Botën e ki në pëllëmbë të dorës, falë telefonit të mençur. Por çfarë do të thotë kjo për trurin? Asgjë të mirë. Ja një skenar: Jeni në një restorant dhe ju vjen fatura – duhet t’i paguash 18 Euro. Nëse llogarisim edhe 16 për qind TVSH, sa kushton e gjithë kjo?

Shendet-00010a A ju bën telefoni i mençur të ngadalshëm?

Tash tregohu i sinqertë. A menduat ta hapni smartphone-in dhe ta llogarisni me kalkulator? Pa paragjykime, por nëse e keni bërë, keni mundësi të ju ketë kapluar dembelia – dhe ndoshta mund të bëheni më pak inteligjent – mësohet në rezultatet e një studimi të ri.

Hulumtuesit e Universitetit të Waterloo në Kanada testuan tri grupe prej përafërsisht 200 vetave në aftësitë e tyre kognitive dhe shkathtësitë logjike për të përcaktuar stilet e tyre të mendimit: Intuitës (marrja e vendimeve në bazë të ndjenjave të brendshme) dhe analitike (përfundimi logjik për një zgjidhje). Pjesëmarrësit e kësaj ankete pastaj u pyetën të identifikojnë shprehitë e tyre të përdorimit të telefonave të mençur.

Studimi i publikuar në revistën “Computers and Human Behavior”, ka zbuluar se personat me të menduarit intuitiv janë më të prirë ta zgjidhin problemin me smartphone (si për shembull përdorimi i kalkulatorit ose Google për të gjetur zgjidhjen), krahasuar me partnerët tyre analitik të cilët i zgjidhin problemet me kokën e tyre.

Derisa pasiguria mund të jetë faktori kryesorë, dembelia është arsyeja më e mundshme për ata që janë të lidhur “shpirtërisht” me telefonat e mençur. Por kjo rrugë e shkurtë për të gjetur përgjigjen mund të ketë efekt negativ me kalimin e viteve: mund të ju bëjë që të mos mendoni më me kokën tuaj.

“Pasi keni kaluar vite duke menduar se është telefoni ai që mendon për ju, ju do humbni shumë dhe s’do keni mundësi të mendoni kokë në vete nëse nuk e keni telefonin afër. Mund të jepni përgjigje të gabuar ose të dorëzoheni”, thotë Nathaniel Barr, bashkautor i studimit në Universitetin e Waterloo. Natyrisht, thotë ai, ndikimi i telefonave të mençur në aftësitë kognitive, është vetëm spekulativ dhe kërkon studime të mëtutjeshme.

Por të jesh person me intuitë nuk do të thotë patjetër se jeni dembel dhe jeni të varur nga telefoni i mençur, thotë Gordon Pennycook, bashkautor i studimit të Universitetit të Waterloo. Mbajeni trurin aktiv dhe bëni më shumë përpjekje që ta mbani telefonin njëjtë në xhep aq sa e mbani edhe në dorë. “Duhet të gjejmë balancimin dhe të dimë kur duhet të kërkojmë ndihmë nga truri e kur nga telefoni mobil,” thotë Pennycook.

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 2 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.