Arsyeja befasuese përse adhuruesit e ushqimit kanë BMI më të ulët

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard Arsyeja befasuese përse adhuruesit e ushqimit kanë BMI më të ulët

Kur mendoni për adhuruesit e ushqimit – e dini, ata epikurianë të flaktë që duan të gatuajnë, zbulojnë trende të reja të ushqimit dhe janë të gatshëm të provojnë pothuajse çdo enë, fjalët “i dobët” dhe “i shëndetshëm” zakonisht nuk ju shkojnë ndërmend. Por një studim i botuar në Obesity tregon që të hash në mënyrë aventurore si një adhurues ushqimi mund t’ju ndihmojë të qëndroni të dobët.

article-ushqim-bmi Arsyeja befasuese përse adhuruesit e ushqimit kanë BMI më të ulët

Studiuesit në Cornell University’s Food and Brand Lab pyetën rreth 500 gra amerikane të stileve të ndryshme të jetesës dhe sfondeve të ndryshme, mbi zakonet e ushqyerjes. Ata gjetën se mesatarisht, gratë që hanin në mënyrë më aventurore – që provonin ushqime të reja si kimchi, lepur, alga deti, vezë thëllëzash dhe seitan – kishin BMI më të ulët sesa gratë tjera.

Pse? Studiuesit besojnë se arsyeja është te kuzhina.

Anketa tregoi se adhurueset e ushqimit aventuror kanë më shumë gjasa të ftojnë miq për darkë dhe janë më të interesuar për të gatuar ashtu që të lidhen me trashëgiminë e tyre – të dyja tregues që ato gatuajnë më shumë në shtëpi. Ky është një zakon i rëndësishëm për të krijuar, meqë studimet e mëparshme tregojnë se të bësh ushqimin tend është një mënyrë e dëshmuar për të shkurtuar kaloritë dhe për të mbajtur BMI më të ulët.

Ata që ushqehen në mënyrë aventurore gjithashtu raportuan se ishin më pak të shqetësuar për atë se si përgatitet dhe sa kushton ushqimi. Përderisa disa ushqime të shëndetshme si mishi pa dhjamë apo ushqimi i detit, drithërat 100% të plota dhe perimet e freskëta mund të jenë më të shtrenjta dhe kërkojnë më shumë kohë përgatitje në kuzhinë, autorët besojnë se këta njerëz janë më të gatshëm të shpenzojnë më shumë para në opsione më të shëndetshme.

“Këto gjetje janë të rëndësishme për ata që mbajnë dietë sepse tregojnë që promovimi i ushqyerjes aventurore mund të ofrojë një mënyrë që njerëzit, posaçërisht gratë, të humbin apo mbajnë peshën pa u ndjerë të kufizuara nga një dietë strikte”, ka thënë bashkëautori Brian Wansink, PhD, në një komunikatë.

Më shumë ushqime, më pak kufizime, më pak shtim në peshë? Llogaritni edhe për ne ca vezë thëllëze. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 15 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.