10 arsye shkencore pse fermat e kanë më vështirë të humbin peshë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 10 arsye shkencore pse fermat e kanë më vështirë të humbin peshë

Gati të gjithë e kemi dëgjuar këtë histori (apo ndonjë variacion të saj) përpara: Burrë dhe grua betohen të humbin peshë në çift. Ata fillojnë duke ushtruar së bashku dhe duke i larguar pijet me gaz nga dieta. Pas një jave, burri tashmë ka rënë disa kilogramë, kurse për gruan peshorja nuk ka lëvizur dhe aq.

article-humbje-peshe-femrat 10 arsye shkencore pse fermat e kanë më vështirë të humbin peshë

Sigurisht, kjo histori tingëllon klishe, por vazhdimisht dëgjojmë versione të ngjashme të saj sepse shkencërisht, është me të vërtetë me e vështirë për femrat të humbin në peshë. Kjo për arsye të ndryshme.

“Në praktikat e mia klinike, çdo ditë shoh që femrat e kanë më të vështirë se burrat të humbin peshë”, tha Dr. Linda Anegawa, F.A.C.P., themeluese e OSR Weight Management në Hawaii dhe drejtoreshë e mjekësisë metabolike dhe e stazhit në University of Hawaii. “Në veçanti, kur pacientët janë çifte të martuara që po mundohen të humbin peshë së bashku, atmosfera shoqërore nganjëherë prishet për shkak të xhelozisë së gruas për shpejtësinë e humbjes në peshë të partnerit të saj në krahasim me të.”

Për çdo grua që synon të humbasë peshë- pa marrë parasysh nëse është bashkë me një partner mashkull apo vetëm-është e rëndësishme të kuptohet saktësisht pse kjo përpjekje përbën sfidë më të madhe për femrat.

Dijeni se nuk është e tëra në kokën tuaj apo që ka rënë ndonjë mallkim mbi ju që e bën më sfidues këtë proces. Janë disa arsye shkencore pse është më e vështirë për femrat të humbasin në peshë dhe duke kuptuar secilën, jo vetëm që do të zvogëloni irritimin tuaj por po ashtu mund të zhvilloni një plan të punoni rreth disa sfidave të zakonshme.

Femrat kanë më pak masë trupore pa dhjamë

Me fjalë të tjera, femrat nuk kanë as shumë muskuj sa burrat. “Duke qenë se muskuli është “makina” që djeg kaloritë për ne dhe duke qenë se burrat, mesatarisht, kanë më shumë masë muskulore sesa femrat, ata në mënyrë natyrale kanë shpejtësinë metabolike më të madhe,” shpjegon Anegawa. “Kjo do të thotë se edhe pa ushtrime, trupi i një burri do të djegë më shumë kalori në ditë që përkthehet në deficit kalorish më të madh dhe humbje peshe.”

Femrat kanë më pak testosteron

“Përparësia e madhe e burrave ndaj grave kur vjen te humbja në peshë është testosteroni,” tha Dr. Scott Schreiber, kiropraktor, nutricionist i regjistruar dhe specialist i certifikuar i nutricionit që ka ndihmuar njerëzit të humbin peshë për më shumë se 10 vite. Kjo përbën përparësi, shpjegoi ai sepse hormoni është një steroidanabolik që nxit rritjen e muskujve. “Në fakt, burrat kanë shtatë deri në tetë herë më shumë testosteron sesa femrat,” tha Schreiber. “Shkurt, për shkak të testosteronit, burrat mund të ndërtojnë muskuj shumë më lehtë sesa femrat.” Pra, burrat jo vetëm që kanë më shumë muskuj por është shumë më lehtë për ta të ndërtojnë akoma më shumë dhe të rrisin shpejtësinë e tretjes.

Luhatjet hormonale

“Luhatjet hormonale të grave mund të fshehin ndryshimin në peshë,” shpjegoi Anegawa. “Femrat në periudhën para menopauzës kanë luhatje të niveleve të estrogjenit dhe progesteronit në baza mujore, duke shkaktuar cikël të mbajtjes së ujit dhe humbjes së tij. Nga mesi i ciklit e deri të koha menjëherë para periodës mujore, mbajta e ujit është e zakonshme.” Si rezultat, një grua mund të mos e vërejë ndryshimin në peshore edhe pse është duke ngrënë mirë dhe duke ushtruar shpesh. “Kjo mund të jetë frustruese,” tha Anegawa. “Që është arsyeja pse klinika jonë mat përqindjet e yndyrës në trup më shumë sesa ndryshimet në peshore. Në këtë mënyrë, ne i sigurojmë pacientet femra se edhe pse numrat në peshore nuk kanë ndryshuar për një javë, ato prapëseprapë janë duke hequr yndyrë dhe duke përmirësuar përbërjen e trupit.

Femrat e trajtojnë dhjamin ndryshe

Ashtu siç e shpjegon Mark Sisson, autor i the Primal Blueprint dhe kreator i MarksDailyApple.com, “Trupi femëror grumbullon disa lloje të dhjamit dhe ngurrojnë ti heqin vetëm për shkak të një deficiti të thjeshtë të kalorive.” Thënë shkurt, fajtori është evolucioni.
“Riprodhimi është shumë më i shtrenjtë për nga ushqimi për femrat sesa për burrat,” shkroi Sisson. Me fjalë të tjera, fakti i thjeshtë që në një pikë femrat duhet të ushqejnë edhe një qenie njerëzore brenda tyre (gjatë shtatzënisë), trupat e tyre kanë evoluar jo vetëm të ruajnë dhjamin në vende strategjike (si ije, prapanicë dhe këmbë) por edhe të mbahen për të më shumë.

“Një burrë mund të shkojë një periudhë duke konsumuar pak karbohidrate dhe të humbasë peshë lehtë sepse gjithë çfarë ai duhet të bëjë është të mundësojë pak spermë,” shpjegoi Sisson. “Trupi i një gruaje ka gjëra më të rëndësishme në mendje, si të ketë mjaftueshëm dhjam trupor për të prodhuar leptinën e nevojshme për fertilitet maksimal, apo mjaftueshëm acid dokosaheksaeonik (DHA) të vendosur në dhjamin e pjesës së poshtme të trupit për të krijuar një tru stabil të foshnjës.”

Femrat djegin dhjamë ndryshe

“Femrat e djegin dhjamin ndryshe nga burrat”, shkroi Sisson. “Dhjami i pjesës së sipërme të trupit shkon së pari kurse ai i pjesës së poshtme qëndron aty. Përveç gjatë shtatzënisë dhe ushqimit me gji, kur dhjami në pjesën e poshtme hiqet me lehtë. Në mënyrë interesante (dhe jo rastësisht) femrat preferojnë të ruajnë acidin e ngopur omega-3 DHA në ije. Ky acid është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e foshnjës gjatë shtatzënisë.

Ndryshimet në preferenca ushqimore

Rezulton që femrat mund të jenë më shumë të dhëna pas ushqimeve me sheqer dhe shumë yndyrë, në krahasim me burrat. Ashtu siç thekson Jennifer Van Allen, gazetare për Washington Post, një studim i 2009 zbuloi se edhe kur femrat nuk ishin të uritura, kur u kërkohej ti merrnin erë, shijonin apo ruanin ushqime si pica, simite me kanellë dhe torta me çokollatë, skenimet treguan aktivitet në tru që rregullojnë instinktin për të ngrënë. Në anën tjetër, kjo nuk ndodhte te burrat. Pra, jo vetëm që është fizikisht më e vështirë për femrat të humbin dhjamë, por një anim natyral drejt ushqimeve më shumë yndyrë dhe sheqer po ashtu përbën një sfidë dietale.

Zakonet e ushtrimeve

Nuk është e drejtë të bëjmë përgjithësime por, prapëseprapë është e vërtetë që shumë gra kapen për ushtrime kardio dhe i lënë anash ngritjet në pesha, që për disa e bën më të vështirë humbjen në peshë. “Femrat që nuk donin të bëheshin shumë muskulore, ngrinin pesha më të lehta dhe fokusoheshin më shumë në ushtrime kardio-vaskulare, kurse burrat gravitonin drejt ngritjes së peshave të rënda që nxit krijimin e muskujve dhe rrit shpejtësinë e tretjes,” tregoi për Van Allen Jim White, ekspert nutricioni me bazë në Virgina Beach dhe trajner personal i certifikuar. Praktikisht, nëse qëllimi është djegia e yndyrës, femrat mund të përfitojnë më shumë nëse përfshijnë ngritjen e peshave në rutinën e tyre dhe të punojnë me pesha që përbëjnë sfidë për muskujt.

Hormonet e urisë pas ushtrimeve

Shkenca po ashtu ka treguar se, në krahasim me burrat, femrat kanë tendenca të hanë më shumë pas një ushtrimi. Van Allen tregon për një tjetër studim të 2009 që zbuloi se grelini, hormoni që na tregon kur jemi të uritur-rritet pas aktivitetit fizik, kurse leptina- hormoni që na tregon kur jemi të ngopur-ulet. Efekti i njëjtë nuk u shfaq te burrat. Me fjalë të tjera, pas një ushtrimi, femrat kanë tendenca të hanë më shumë, që e bën më të vështirë humbjen në peshë dhe në fakt, dërgon deri të fitimi në peshë.

Ngrënia emocionale

Femrat, jo vetëm që kanë tendenca të hanë ushqime me shumë yndyrë dhe sheqer dhe kanë më shumë prirje të hanë pas ushtrimeve, por, sipas një studimi të vitit 2013 të publikuar në American Journal of Clinical Nutrition ato mund të kenë prirje të hanë për arsye emocionale, më shumë sesa thjeshtë nga uria. “Dhe disa ngrënës emocional, duke u munduar të ndihen më mirë, shkojnë për ushqime që nxisin qendrën e shpërblimit në tru dhe që janë ushqimet me sheqer, yndyrë, kripë, apo ushqime shumë të shijshme që dërgojnë në shtim të peshës,” tregoi për Van Allen, autorija e the HungerFix, Pamela Peeke.

Masat ekstreme

Përderisa dëshmitë janë më shumë anekdotike, nuk janë krejt të pavërteta dhe ja vlejnë të përmenden. Ashtu siç shpjegon Cynthis Sass, dietologe e regjistruar dhe autore e S.A.S.S Yourself Slim, ajo shumë shpesh i sheh femrat të ndërmarrin masa që shumë do ti konsideronin ekstreme- si pastrim të lëngjeve, kalimi i shujtave apo dietat shumë limtuese për shembull- kur duan të shohin rezultate më të shpejta apo të kthehen në formën e mëparshme.

“Shumica, por jo të gjithë burrat tentojnë të kthehen në formën e mëparshme me planin origjinal ose të shtojnë pak më shumë ushtrime,” tha Sass. Praktikisht, ata ndërmarrin strategji që është më e balancuar, më e qëndrueshme dhe më efikase. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.