11 arsye pse nuk mund të largoni dhjamin në shpinë

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 11 arsye pse nuk mund të largoni dhjamin në shpinë

Të gjithë i kemi zonat problematike. Unë shpesh punoj me klientë të cilët kanë probleme me zhdukjen e dhjamit kokëfortë në shpinë. Mund të jetë frustruese, sidomos duke marrë parasysh se nuk mund të humbni peshë vetëm në një vend. Pamja e dhjamit më së shpeshti rezulton nga kombinimi i disa gjërave duke përfshirë atrofinë e muskujve të shpinës dhe dhjamin e tepërt në trup. Atrofia e muskujve të shpinës zakonisht do të thotë se muskujt kanë humbur fuqinë dhe tonin muskulor. Shkaqet kryesore të atrofisë së muskujve janë ushqimi i dobët dhe mungesa e ushtrimeve të targetuara (trajnime të rezistencës).

article-workouts-shpina 11 arsye pse nuk mund të largoni dhjamin në shpinë

Ushqimi i dobët dhe mungesa e ushtrimeve po ashtu lidhen me dhjamin e tepërt në trup, sikontribues i dytë i dhjamit të shpinës. Kombinimi i këtyre elementeve kontribuon në akumulimin e indit dhjamor të tepërt, si dhe në pjesët anësore. Pjesa e lëshuar rreth shpinës suaj dhe pjesëve anësore ndikon shumë në dhënien e pamjes së kekut të mbushur.

Lajmi i mirë është se mund ta hiqni dhjamin e tepërt. Në vend se të fokusoheni në djegie të kalorive, duhet të ndërtoni një plan të fokusuar që ti shmangni këto gjëra.

1. Nuk praktikoni trajnimin e rezistencës

Për të djegur kalori dhe dhjamë të trupit në mënyrë efektive, duhet të inkorporoni një regjim të ushtrimeve që përfshin ushtrime të shpinës. Kjo përfshin trajnim rezistence me pajisje, dorake, apo edhe ushtrime me pesha. Gjeni çfarë funksionon për ju dhe vazhdoni me të.

2. Ushtrime e kardio-s i keni të dobëta

Nëse doni të hiqni atë dhjamin kokëfortë të shpinës, duhet të rrisni kohëzgjatjen,kohën dhe intensitetin e ushtrimeve tuaja kardio. Nuk ka rëndësi çfarë opsioni zgjidhni, vetëm sigurohuni që qëllimi juaj i përgjithshëm është humbja e dhjamit trupor.

3. Sabotimi i dietës

Nuk duhet shumë për të sabotuar ushtrimet në palestër. Mënyra e parë për ta bërë këtë është të hani keq. Djegia e dhjamit dhe arritja e një shpine të pastër kërkon disiplinë dhe një plan ushqimi ditor me proteina të shëndetshme, yndyra dhe karbohidrate ushqyese.

4. Konsumi i tepërt i alkoolit

Sa shpesh një gotë vere e natës është shndërruar në dy apo tri të tilla? Me 7 kalori për gram, më mirë besoni se kaloritë do të grumbullohen. Moderimi është çelësi i suksesit tuaj dhe kujtoni ekuacionin e thjeshtë, kaloritë brenda kundër kalorive jashtë barazohen me shtim apo ulje të peshës.

5. Nuk po qëlloni në shenjë

Shpina juaj përbëhet prej katër muskujve kryesorë, i larti konsiston nga romboidet dhe trapezi, i mesmi është lattissimusdorsi, kurse pjesa e poshtme është erectorspinae. Largimi i dhjamit vetëm në një vend është i pamundur, kështu që është e rëndësishme të fokusoheni në muskujt që e rrethojnë shpinën tuaj ashtu që të jeni në proporcion.

6. Nuk po e ushqeni trupin tuaj mjaftueshëm

Nëse nuk e mbushni trupin tuaj mjaftueshëm, si prisni të ndiheni mirë dhe të keni energjinë për të ushtruar? Sheqeri, ushqimet e proceduarat dhe karbohidratet e rafinuara vetëm sa do të ngadalësojnë trupin dhe të ju japin pak vlera ushqyese. Është e rëndësishme të merrninutrientët e nevojshëm dhe vlerën ditore të vitaminave dhe mineraleve adekuate si dhe vakte ushqyese.

7. Po stresoheni

Shpesh dëgjojmë sa stresuese jeta dhe puna janë. Problemi është që hormonet e stresit ngadalësojnë aftësinë e trupit për të djegur dhjamin. Është e sigurte të thuash që shëndeti mendor i juaj është po aq i rëndësishëm sa fiziku juaj. Pushimet ditore dhe mujore për të rimbushur bateritë janë të nevojshme nëse prisni të shihni rezultate dhe ti mbani ato.

8. Nuk po pushoni mjaftueshëm

Trupi juaj ka nevojë të pushojë. Nëse jeni të rraskapitur, probabiliteti që do të ushtroni mirë është i ulët kurse ai për tu lënduar është i lartë. Një gjumë i mirë 6-8 orë gjatë natës është optimal për të arritur majën e performancës fizike dhe kapacitetit mendor.

9. Ju mungon variacioni

Variacioni është çelësi për të arritur rezultat dhe për të parandaluar mërzinë apo lodhjen. Unë rekomandoj të mos arrini deri në atë pikë. Ju sugjeroj të gjeni një kombinim të ushtrimeve dhe rutinave ushtrimore që e shenjtërojnë shpinën tuaj dhe njëkohësisht ju mbajnë të angazhuar dhe të motivuar për ushtrime. Ndërrojeni rutinën.

10. Keni nevojë për më shumë ujë

Konsumimi i ujit është vital për rikuperimin e muskujve dhe largimit të toksinave nga trupi juaj. Asnjëherë nuk duhet të limitoni konsumin e ujit, sidomos nëse keni për qëllim djegien e dhjamit. Nëse pini më shumë ujë mund të gjeni vetën duke ngrënë më pak dhe duke humbur peshë. Pini ujë.

11. Nuk po mundoheni mjaftueshëm

Kur jeni shumë të mëshirshëm me veten, do të mbesni duke menduar se pse nuk po mund ta hiqni pamjen e majës së kekut. Mbani mend thënien e vjetër ‘’Roma nuk është ndërtuar për një ditë? Jini të durueshëm, por duhet të ngrini lojën tuaj një nivel më lartë. Punësoni një trajner personal nëse keni nevojë për nxitje. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + ten =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.