5 arsye pse ndiheni si i vjetër

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 arsye pse ndiheni si i vjetër

Jeni të stresuar

Paaftësia për tu përshtatur me streset e jetës moderne mund të përshpejtojnë procesin e plakjes dhe të kontribuojnë në probleme të sheqerit në gjak, shtimi në peshë, dhimbjet dhe një rënie në energji apo e interesit për seks. “Kurdo që e pyes një njeri nëse është i stresuar, përgjigja e përgjithshme është ‘Asgjë jashtë normales’ “, thotë Corey B. Schuler, praktikuese e regjistruar dhe certifikuar për nutricion. “Epo, ky është sekreti: Situata e tij me siguri nuk është normale në aspektin psikologjik.” Stresi po ashtu shkakton plakje në nivel qelizor, thotë ai, sepse “makineria” e funksionimit dhe replikimit të qelizave ngadalësohet dhe nuk funksionon si duhet.

article-shendet-zyre-stres 5 arsye pse ndiheni si i vjetër

Konsumimi i sheqerit po ju konsumon jetën

Ngrënia e sheqerit jo vetëm që është e keqe për vijën e trupit, por konsumimi i tepërt i këtij produkti të ëmbël mund të shkaktojë sëmundje të zemrës dhe diabet, si dhe qëndron në të njëjtën shkallë me duhanin dhe ekspozimin e tepërt në diell si ndër shkaqet kryesore të rrudhave. Kolagjeni dhe elastini, fibrat e proteinave që e mbajnë lëkurën të fortë dhe elastike mund të dëmtohen nga dieta me shumë sheqer. Për të ulur nivelin e konsumit të sheqerit, Schuler rekomandon të hani sa më pak ushqime të procesuara që përmbajnë sheqer të rafinuar.

Jeni duke i harruar yndyrat e shëndetshme

Nëse jeni duke u munduar të dobësoheni, mos hiqni dorë nga yndyrat e shëndetshme si acidet yndyrore omega 3. Mungesa e këtyre nutrientëve mund të ndikojë negativisht në shpejtësinë (dhe mënyrën) e plakjes. Në mënyrë që të vazhdoni të ndjeheni dhe të dukeni të rinj, përfshini në dietën tuaj më shumë peshk të yndyrshëm, lajthia dhe fara të lirit, të cilat ndihmojnë lëkurën të qëndrojë fleksibil dhe pa rrudha. Omega 4 po ashtu ndikon në shëndetin e trurit dhe mban zemrën në formë të mirë.

Nuk bëni zgjatje

Jeni tepër të rinj për tu zgjuar me muskuj që ju dhembin apo me dhimbje tjera. Me moshë, ne humbim fleksibilitetin, kurse ngurtësia zë vend përderisa muskujt e humbin gamën e plotë të lëvizjes. Kjo ngurtësi e muskujve mund të ju shkaktojë lëndime kur ushtroni. Në mënyrë që të siguroheni që ende jeni në gjendje të arrini gamën e plotë në çfarëdo moshe, mundohuni të përfshini lëvizje të joga-s gjatë nxemjes. Pak elasticitet ka efekt të gjatë.

Merrni shumë rreze dielli

Përdoreni kremin për mbrojtje ndaj rrezeve të diellit tërë kohën. Paaftësia të mbroni lëkurën nga rrezatimi ultra-vjollcë dhe djegia gjatë kohës mund të ndryshojë ADN tuaj dhe eventualisht të shkaktojë kancer të lëkurës. Të rriturit mbi moshën 40 vjeç, sidomos burrat, arrijnë nivelet më të larta vjetore të ekspozimit ndaj rrezeve ultra-vjollcë, sipas Fondacionit të kancerit të lëkurës.

Përveç që mund të bëhet shkaktar i kancerit të lëkurës, ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve do të dobësojë elastinën në lëkurë duke lënë të shihen më shumë vija. Nëse mund të shmangni ambientet e jashtme kur rrezet e diellit janë më të fuqishme (10 të mëngjesit deri 4 pasdite), bëjeni. Nëse nuk keni mundësi, lyeni trupin me krem SPF (jo më të ulët se faktor 30) dhe ri aplikojeni çdo orë nëse kaloni kohë jashtë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 9 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.