7 arsye pse ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë!

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 7 arsye pse ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë!

A keni ndjerë ndonjëherë uri edhe pas një dreke të shijshme, darke të plotë apo ushqimi të vogël në mesnatë? Disa përbërës ushqimorë mund të mashtrojnë trupat tanë të mos e dinë kur jemi të ngopur duke shkaktuar “urinë e kthyeshme” e cila mund ti shtojë centimetra belit tuaj. Por, këto këshilla të thjeshta nga autorët e The New American Diet mund tëju ndihmojnë të qetësoni nepset.

article-ushqim-duke-pi-me-gote 7 arsye pse ndiheni të uritur edhe pasi keni ngrënë!

1. Pini shumë pije me gaz

Pijet me gaz, çajërat e ftohtë dhe pijet e tjera të ëmbëlsuara janë burimi kryesor i shurupit të misrit të pasur me fruktozë-që llogaritet të jetë rreth dy e treta e konsumit vjetor. Hulumtim i ri nga University of California në San Francisco tregon se fruktoza mund të mashtrojë trurin të kërkojë më shumë ushqim, edhe kur jemi të mbushur. Ajo funksionon duke zvogëluar aftësinë e trupit për të përdorurin leptinën apo “hormonin e ngopjes” që na tregon kur kemi ngrënë mjaftueshëm.

2. Darka juaj vjen nga kanaçja

Shumë ushqime të konservuara janë të pasura me kemikalin bisfenol –A, apo BPA, të cilin administrata për ushqim dhe barna e Amerikës e ka konsideruar si “brengosës”. Ekspozimi ndaj BPA mund të shkaktojë luhatje në leptinë, e cila pastaj dërgon te nepset dhe mbipesha, thonë hulumtuesit e Harvard University.

3. Mëngjesi juaj nuk është i bollshëm

Pasi përcollën 6,764 njerëz të shëndetshëm për gati 4 vjet, hulumtuesit zbuluan se ata që hanin vetëm 300 kalori për mëngjes fitonin gati dyfish më shumë peshë se ata që hanin 500 kalori më shumë. Arsyeja: Mëngjesi i bollshëm shkakton rritje të vogël të sheqerit në gjak dhe insulinës gjatë ditës, që do të thotë më pak nepse për ushqim.

4. Injoruat sallatën

Shumica e amerikanëve nuk hanë mjaftueshëm gjelbërime, të cilat janë të pasura me vitaminë B dhe ndihmojnë kundër depresionit, lodhjes dhe fitimit të peshës. Në një studim, njerëzit në dieta me nivelet më të larta të acidit folik të trup humbën 8.5 herë më shumë peshë se të tjerët. Gjethet e gjelbra janë po ashtu të pasura me vitaminë K, një tjetër element rregullues i insulinës që ndihmon të shtypni nepset. Burimet më të mira: Marule romane, spinaq, zarzavate collard dhe radicchio.

5. Nuk pini çaj

Sipas një studimi nga Journal of the American College of Nutrition, njerëzit që kishin pirë një filxhan çaj të zi pas ushqimeve me shumë karbohidrate, kishin ulur nivelet e sheqerit në gjak për 10 përqind, 2 orë pas ngrënies që do të thotë se qëndronin të ngopur më shumë dhe kishin më pak nepse për ushqime. Merita kryesore, sipas hulumtuesve, i takon përbërjeve poli fenol ikë në çaj të zi që shtypin urinë e kthyeshme.

6. Nuk pini mjaftueshëm lëngje

Dehidrimi shpesh imiton ndjenjën e urisë. Nëse vetëm sa keni ngrënë dhe prapë ndiheni të uritur, pini një gotë ujë para se të hani më shumë dhe shikoni nëse ju zhduket dëshira.

7. Jeni të mërzitur

Hulumtuesit në Flinders University në Australizbuluan se shpërqendrimet vizuale mund të ju ndihmojnë të harroni nepset. Për të testuar vetën, imagjinojeni një biftek të madh e të shijshëm. Nëse jeni vërtetë të uritur, bifteku do të ju hahet. Nëse jo, atëherë tundimi do të zhduket. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 16 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.