12 arsye pse të filloni të ngrini pesha

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 12 arsye pse të filloni të ngrini pesha

Ndoshta jeni të bindur se nuk duhet të ngrini pesha sepse nuk doni të dukeni si Hulku. Ndoshta, mendoni se nuk do ta pëlqenit duke qenë se nuk jeni nga ata tipat e CrossFit.

article-fitnes-pesha 12 arsye pse të filloni të ngrini pesha

Urrejmë të ju kundërshtojmë, por sinqerisht jeni gabim. Pavarësisht aleancës dominuese të pajisjeve kardio për gjëra si humbja e peshës dhe shëndeti i përgjithshëm, trajnimet e forcës jo vetëm që ndërtojnë muskuj por mund të parandalojnë sëmundje, përmirësojnë disponimin dhe – vërtetë! – ju ndihmojnë të humbni peshë.

Më poshtë janë 12 arsye të mençura për të përfshirë pak punë me peshat në repertorin e fitnesit.

1. Do të jetoni më gjatë

Përderisa shumica e stërvitjeve të rregullta mund të shtojnë vite në jetën tuaj, trajnimi i forcës në veçanti ka përfitime të mëdha. Përderisa bëhemi më të vjetër, sa më shumë masë muskulore që kemi, aq më pak gjasa të vdesim para kohë, raporton një hulumtim nga UCLA. “Me fjalë të tjera, sa më e madhe masa muskulore, aq më i vogël rreziku i vdekjes”, tha bashkë autori i studimit Arun Karlamangla, M.D. “Prandaj, në vend se të brengoseni për peshë apo indeks të masës trupore në duhet të mundohemi të maksimizojmë dhe mbajmë masë muskulore.” E cila mënyrë është më e mirë për ta bërë këtë sesa të ngrini hekur?

2. Për gjumë më të mirë

Ushtruesit e rregullt-sidomos ata që me të vërtetë mundohen-raportojnë gjumin më të mirë, dhe peshëngritja nuk është përjashtim. Në një studim të vogël në vitin 2012 me njerëz më të vjetër, hulumtuesit zbuluan se trajnimi reduktoi numrin e herëve që pjesëmarrësit zgjoheshin në mes të natës, në krahasim me një grup të kontrollit që nuk ushtruan.

3. Progresi është i dukshëm

Asgjë nuk ju bën të ndiheni më të shpërblyer sesa vendosja e një qëllimi dhe përmbushja e tij. Nëse jeni të rinj në ushtrime force, do të gjeni se pesha që njëherë e keni menduar si të pamundur të ngrini fillon të ndihet më e lehtë më shpejt sesa e kishit imagjinuar. Pastaj, do të ndiheni si mbret.

4. Për të mbrojtur eshtrat

Ushtrimet me pesha, në veçanti trajnimet e forcës mendohen të rrisin densitetin e eshtrave, duke ulur rrezikun e thyerjes dhe frakturave tek të vjetrit.

5. Për të nxitur ekuilibrin

Sigurisht, një shkaktar kryesor i thyerjeve të eshtrave me moshë është rrëzimi. Një përparësi e ngritjes së peshave është mbrojtja ndaj osteoporosis përmes forcës dhe balancit të përmirësuar që rezulton në më pak rrëzime. Me të vërtetë, hulumtimi sugjeron që disa rutina të rezistencës mund të ulin shkallën e rrëzimit të një personi më të vjetër për 30%.

6. Mund të ju bëjë më të lumtur

Sikur shumë forma të aktivitetit fizik, pak ngritje mund të bëjë mrekulli për shëndetin mendor. Trajnimet e forcës janë lidhur me ulje të ankthit dhe simptomave të depresionit si dhe vetë-vlerësim i përmirësuar dhe mundet të nxisë fuqinë e trurit.

7. Dukeni më bukur në pantallona të ngushtë

Tani, nuk sugjerojmë të ngrini pesha (apo çfarëdo ushtrimi tjetër) vetëm për pamje të jashtme-ka shumë përfitime tjera!- por kur vjen te dobësimi, orë pafund në vezake mund të mos ju afrojnë te rezultatet që i dëshironi me aq ngulm. Në fakt, ndërtimi i muskujve mund të ju ndihmoj të humbni dhjamë në mënyrë më efektive sesa thjesht të bëni kardio. “Nëse doni të humbni dhjamë, shkoni me trajnime të forcës,” tregoi për Business Insider, trajneri Nick Tumminello, autori i Strength Training for Fat Loss, “Kontrolloni ushqimin ashtu që të shpërfaqet forma juaj dhe bëni ushtrime të forcës për të përmirësuar atë formë.”

8. Digjni më shumë kalori

Thjeshtë të pasurit e më shumë muskujve ndihmon trupin në djegien e kalorive të tepërta-edhe nëse vetëm qëndroni.

9. Mund ta bëni nën 30 minuta

Shtimi i punës së forcës të stërvitjet e rregullta nuk duhet të ju konsumojë atë pak kohë të lirë që keni mbetur. Në fakt, ngritja e peshave është një fushë ku më shumë nuk do të thotë më mirë-rreth 30 deri 60 minuta për jave në total është mjaftueshëm, thekson Runner’s Times.

10. Dhe as nuk duhet të shkoni në palestër

Po përdorim termin “ngritje e peshave”, por bota e trajnimit të forcës e rezistencës përfshin shumë opsione jashtë atyre që mund të gjeni në palestër. Mund të ngrini pesha me kanaçe dhe kavanoz të kuzhinës. Mund të ngrini pesha vetëm duke përdorur trupin. Mund të blini dorake 2 kg dhe të ngrini bashkë me DVD në rehatinë e shtëpisë ku i vetmi person që po ju shikon në pasqyre jeni ju. Në fakt, nëse jeni të rinj në trajnimin e forcës, shumë lëvizje janë më të sigurta nëse bëhen me peshë trupi derisa të ia merrni dorën plotësisht. Gjithashtu, shumë prej pajisjeve në palestër nuk janë të përshtatshme për llojet e ndryshme të trupave që i përdorin.

11. Vraponi më shpejt

Apo notoni më gjatë apo ngisni biçikletën më fort apo bëheni më të mirë në secilën përpjekje atletike. Pse? Sepse do të kultivoni muskujt më të fortë, më të fuqishëm që mund ti përdorni pastaj. Gjithashtu, trajnimi i forcës mund të ndihmojë në parandalimin e lëndimeve në përpjekjet tjera atletike duke përmirësuar jo-balancat që ju prishin formës-edhe nëse vetëm qëndroni ulur apo në këmbë.

12. Ndihmon zemrën

Pavarësisht emrit, kardio nuk është forma e vetme e ushtrimeve që ka përparësi kardiovaskulare. Trajnimi i rezistencës ka treguar të ulë shtypjen e gjakut, në disa raste është po aq efektiv sa barnat. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të rriturit të synojnë të paktën dy trajnime të forcës për javë. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight − eight =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.