5 arsye pse duhet të hani jogurt

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 arsye pse duhet të hani jogurt

Studimet më të reja tregojnë se probiotikët në jogurt mund të ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve vdekjeprurëse, kundër gripit dhe ndihmon tretjen. Lexoje e më pas bëje një lugë gati.

article-ushqim-jogurt 5 arsye pse duhet të hani jogurt

B. Laktikët

Çfarë të mire kanë?
Largon alergjitë. Ata që vuanin nga alergjitë pas konsumimit të pijeve laktike për çdo ditë, tetë javë rresht, kanë përgjysmuar simptomat nazale të alergjive.

Si funksionon?
Shkencëtarët spekulojnë se B. laktikët ulin prodhimin e histaminës si pasojë e aktivitetit të qelizave të bardha të gjakut, e që si pasojë redukton ndjeshmërinë ndaj alegjendtëve.

L. casei Shirota

Çfarë të mire ka?
Shëron gripin. Hulumtuesit në Japoni kanë zbuluar se pirja e kosit L casei Shorats çdo ditë përshpejton shërimin nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes deri në 31 për qind.

Si funksionon?
Bateria e këtij jogurti luan një rol në rritjen e aktivitetit të qelizave natyrale vrasëse, të cilat godasin dhe shkatërrojnë viruset që sjellin sëmundjet në trupin tonë.

L. acidophilus plus B. lactis

Çfarë të mire ka?
Ndihmon kapsllëkun. Ata që vuajnë nga kapsllëku e që pinë jogurt i cili përmban të dy këta përbërës sipas studimeve ndihmon deri në 62 për qind të përmirësojnë sistemin e tyre tretës.

Si funksionon?
Këto baktere mund ta ulin nivelin e PH-së në lukth, duke nxitur aktivitetin e neurotransemtuesve dhe duke shkaktuar kontraksione në zorrët tuaja.

Jogurti ndihmon kundër diabetit

Sipas një studimi më të ri të kryer në Britani të Madhe, njerëzit që kanë ngrënë nga një gotë jogurt në ditë kanë 28 për qind më pak rrezik të preken nga diabeti i Tipit 2 sesa ata që nuk kanë konsumuar fare. Shkencëtarët spekulojnë se kombinimi i vitaminave, mineraleve dhe probiotikëve në jogurt ndihmon në stabilizimin e glukozës në gjak.

Bllokon dhimbjet në stomak
Dhimbje të padurueshme në stomak? Një studim i“Plos One” zbuloi se jogurti mund të lehtësojë tetë lloje të dhimbjeve në stomak, përfshirë diarrenë dhe sindromën e zorrëve të irrituara. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + five =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.