5 arsye pse duhet të filloni me ushtrime force tani

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 5 arsye pse duhet të filloni me ushtrime force tani

Kardio është fantastike. Në fakt ushtrimet e tilla jo vetëm që ju ndihmojnë në kontrollimin e peshës por edhe ulin shanset e sëmundjeve, përmirësojnë lëkurën dhe ju sjellin më shumë para. Por ushtrimi në ndërtimin e toneve muskulore sjell disa përfitime të befasishme shëndetësore po ashtu.

Shtoni varietet në ushtrimet tuaja duke i kapur një set peshash sonte.

article-fitnes-ushtrime-force 5 arsye pse duhet të filloni me ushtrime force tani

1. Nxisin kujtesën

Ngritja e peshave për vetëm 20 minuta mund të përmirësojë kujtesën për 10%, zbuloi një studim i ri nga Georgia Tech. Hulumtuesit mendojnë se theksimi i përkohshëm i muskujve duke përdorur çanta, dorake, pajisje apo vetëm peshën e trupit liron hormone që ndihmojnë në kujtesë. Kështu, stërvitjet e forcës menjëherë pasi jeni munduar të memorizoni diçka mund të ju ndihmojë në atë drejtim.

2. Flini më mirë

Një studim i ri nga Appalachian State University arriti në përfundimin se koha më e mirë për të bërë ushtrime kardio është në mëngjes dhe koha më e mirë për të ngritur pesha është pasdite ose mbrëmja e hershme. Hulumtuesit përcaktuan se stërvitjet e rezistencën e ngrohin trupin i cili ju mundëson një natë me gjumë të shëndoshë. Kurse, një kombinim i ushtrimeve kardio dhe të forcës mund të ju ndihmojnë të flini më shpejtë dhe më gjatë natën. Ne po regjistrohemi!

3. Shpejton metabolizmin

Në kundërshtim me opinionin e përgjithshëm, kur ushtroni nuk jeni duke zëvendësuar dhjamin me masë muskulore. Po, përderisa ngrini pesha dhe ushtroni më shpesh do të fitoni më shumë muskuj, por jo në vend të dhjamit. (Në fakt ju e hiqni dhjamin me anë të frymëmarrjes.) Një trik i lehtë për të humbur më shumë dhjamë është të ndërroni shpejtësinë e metabolizmin dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të krijoni më shumë masë muskulore, thotë drejtori jonë i nutricionit, Jaclyn London, MS, RD, CDN.

4. Ndiheni më të lumtur

Nëse jeni në disponim më të mirë pas një ushtrimi, nuk jeni i vetëm: Stërvitja liron endorfina në trup dhe ju vendos në një gjendje mendore më të lumtur. Hulumtimi sugjeron se trajnimi i rezistencës mund të ju ndihmojë të ndiheni më pak në ankth dhe të luftoni simptomat e depresionit.

5. Ju mbron ndaj sëmundjes së zemrës

Zvogëlimi i masës muskulore bashkë me plakjen dhe aktivitetin e zvogëluar fizik mund të ju rrisë rrezikun për hipertension, llojin e 2 të diabetit dhe sëmundjet kardiovaskulare. Vetëm pak trajnime të rezistencës përmirësojnë shëndetin e eshtrave dhe si pasojë, ulin rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, që është edhe arsyeja pse American Heart Association e liston trajnimin e forcës si një mënyrë për uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 4 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Xhirime ne Dasma HD dhe 4K

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.