9 ushqime të shijshme me (gati) zero kalori

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 9 ushqime të shijshme me (gati) zero kalori

Kjo na ndodhë pothuajse të gjithëve. Barku jonë fillon të kërcas dhe ne zgjatemi ta marrim pakon me patate të skuqura apo karamelet e sheqerosura. Por, a e keni ditur se ka ushqime me zero kalori të cilat tretin më shumë kalori sesa vetë përmbajnë? Këto ushqime janë aleati juaj i ri kur bëhet fjalë për periudhën e brejtjes së urisë. Lexoni dhe kuptoni se cilat janë këto 10 ushqime me zero kalori.

article-weight-loss-zero-calorie-foods 9 ushqime të shijshme me (gati) zero kalori

Speci i djegës
Me vetëm 40 kalori në një filxhan, speci i djegës e djeg yndyrën aq sa e djeg gojën tuaj. Atëherë, nëse e duroni djegësin, mos ngurroni që t’i hidhni ushqimit pak nga ky përbërës.

Shpargu
Shpargu është plot me antioksidantë dhe përmban 20 kalori në një filxhan. Maja e tij është shumë e shijshme dhe është pjesa e cila përmban më së shumti minerale. Që të përfitoni më shumë nga përmbajtja e tij ushqyese, sigurohuni që ta zieni në avull sa është akoma i freskët dhe krokant.

Papaja
Papaja, me përmbajtje prej 43 kalori në një filxhan, është shumë i mirë për shëndetin dhe belin tuaj. Ky frutë i shijshëm i pasur me fibra shijohet më së miri me pak bli apo lëng limoni të cilët e theksojnë më shumë shijen e tij unike.

Kafeja
Nuk ka gjë më të mirë sesa të fillosh ditën me një filxhan kafeje të shijshme. Vetëm sigurohuni që të jetë kafe e zezë (pa sheqer dhe pa qumësht), në mënyrë që të përfitoni nga 0 kaloritë e saj dhe vetitë e saj për djegien e yndyrës.

Lulelakra
Me përmbajtje prej 25 kalori në një filxhan, mund të kuptojmë pse lulelakra është bërë kaq popullore. E ngrënë e freskët apo e gatuar, lulelakra mund të përdoret gjithashtu për gatimin e petës se picës pa gluten, e cila do të ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur.

Mishi pa dhjamë
Mishi pa dhjamë është burim i shkëlqyer i proteinave. Trupi juaj djeg shumë kalori për të tretur mishin, kurse më sasinë e ultë të kalorive të mishit të pulës, derrit dhe gjeldetit (midis 144 -170 kalori në një filxhan), ju do të ndiheni plot me energji dhe jo të rënduar.

Selino
Kërcelli i selinos përmban 75% ujë, kurse pjesa tjetër përmban fibra. E pasur me sodium dhe kalium, selino përmban 16 kalori në një filxhan. Kjo është një zgjedhje krokante dhe freskuese me veggie sticks (shkopinj perimesh) të lyer me salcë kosi Ranch, e cila shumë shpejt do të ju bëjë t’i harroni patatinat.

Domatet
Domatet përmbajnë likopen dhe antioksidant të cilat janë shumë të rëndësishme për një dietë të shëndetshme. Ato gjithashtu parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare! Në mënyrë që t’i merrni të gjitha vlerat ushqyese të tyre, dietologët rekomandojnë qe tu hidhni disa pika vaj ulliri. Me vetëm 18 kalori në një filxhan, nuk keni pse të mendoni fare për vajin.

Mollët
Mollët e gjelbra, më saktë. Të pasura me fibra dhe me përmbajtje prej vetëm 52 kalori në një filxhan, ngrënia e saj do të ju bëjë të ndiheni të ngopur për orë të tëra. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × two =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.