6 gjëra që ndodhin kur nuk hani më mish

Ushtrime 2 (Gjirafa) Leaderboard 6 gjëra që ndodhin kur nuk hani më mish

Çdokush që ka parë dokumentarin apo shfaqjen horror Supersize Me e ka konsideruar faktin e të shndërruarit në vegjetarian. Dreqin, gati secili që ka menduar për shëndetin, e ka menduar edhe faktin e jetës pa mish. Nëse keni hezituar për një moment për shkak të trupit tuaj që urren kufizimet në ushqim dhe i do shumë hamburgerët, mos u brengosni thotë Joan Salge Blake, MS, RD, profesoreshë e asociuar klinike e ushqimit në Boston University. “Asgjë dramatike nuk ndodh në aspektin biokimik.”

article-ushqim-mish-perime 6 gjëra që ndodhin kur nuk hani më mish

Sigurisht, “asgjë dramatike” nuk do të thotë se nuk do përfitoni asgjë. Shikojeni.

1. Mund të humbi disa kilogramë

Neal Barnard, MD, profesor ndihmës i mjekësisë në George Washington University School of Medicine në Washington, DC dhe president i komitetit të fizicientëve për mjekësi të përgjegjshme – një grup që ai formoi për të promovuar dietën me bazë bimore për parandalim të sëmundjeve – kohëve të fundit ka rishikuar të gjitha provat klinike të dietave vegjetarianë nga këndi i humbjes në peshë. Të gjeturat e tij, të publikuara këtë muaj në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics, tregojnë se të bëheni vegjetarianë çon te humbja e peshës – edhe nëse qëllimi juaj kryesor nuk është ai. Humbja mesatare në peshë e llogaritur nga Barnard 3.4 kg. Sa më i gjatë studimi, aq më e madhe humbja në peshë.

2. Mund të fitoni baktere të shëndetshme në bark – dhe pak fryrje, të paktën në fillim

“Trupi juaj ka enzima tretëse që merren me proteinat në mish dhe bimë dhe kjo nuk ndryshon kur të ndaloni së ngrëni mish,” shpjegon Liz Applegate, PhD, drejtoreshë e të ushqyerit në sport në University of California, Davis. Sidoqoftë, ajo thotë se të gjitha karbohidratet e patretshme që gjenden në burime të proteinave bimore dhe ushqimeve tjera me bazë bimore mund të ndryshojnë strukturën e baktereve në zorrë. Hulumtuesit besojnë se karbohidratet e reja mund të ndihmojnë në rritjen e pranisë së bakteres së shëndetshme në bark.

Për shkak se traktit të zorrëve mund t’i duhet ca kohë për tu përshtatur me banorët e rinj, në fillim mund të ndjeheni si të mbushur me gazra apo të fryrë. Por keni durim sepse do të përshtateni me kohë. Applegate thekson “dietat me bazë bimore kanë rezultuar të ulin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme kronike bashkë me madhësinë e belit”, thotë ajo.

3. Mund të mbroni veten nga sëmundjet e zemrës

Shumë studime të mëdha që përfshijnë mbi 76,000 burra dhe gra kanë krahasuar vegjetarianët dhe jo-vegjetarianët me stile të ngjashme të jetës. Rezultatet tregojnë se vdekja nga sëmundja ishemike e zemrës (që shkaktohet nga ngushtimi i madh apo mbyllja e arterieve koronare) ishte 24% më e ulët te vegjetarianët, në krahasim me ata që hanë mish – kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të niveleve të ulëta të inflamacionit. “Dietat me bazë bimore kanë dëshmuar të jenë anti-inflamatore”, siguron Emily Bailey, RD, drejtoreshë e trajnimit në të ushqyer, të ushqyerit në sport, çrregullimet e ngrënies dhe menaxhimit të peshës në NutriFormance në St. Louis.

4. Mund të humbisni ndjenjën e shijes dhe jo vetëm për mishin e kuq

Zinku është ngritës i rëndë biokimik i cili kryen një numër funksionesh brenda trupit duke përfshirë përmirësimin e sistemit imunitar. Por, ky mineral i cili gjendet më shumë në guaska dhe mish të kuq, është shumë i rëndësishëm për shijim dhe dëgjim. Një studim Institute of Health Bioscience në University of Tokushima në Japoni zbuloi se mungesa e zinkut është faktori kryesor që qëndron prapa dëmtimit në shijim. “Në mendojmë se pacientet me dëmtime në shijim mund të kenë ardhur te ajo gjendje nga ushqimi joadekuat,” përfundojnë autorët e studimit – që është edhe arsyeja pse vegjetarianët duhet të mundohen më shumë që të marrin edhe nga ky mineral, thotë Joan Salge Blake, RD, profesoreshë e asociuar klinike e të ushqyerit në Boston University. Përderisa fasulet, arrat, drithërat dhe produktet e qumështit ofrojnë nivele të caktuara të zinkut, acidi fitik në drithëra, fara, fasule dhe bishtajore mund të pengojë absorbimin e zinkut. Si rezultat, vegjetarianët kanë nevojë për 50% shumë zink se njerëzit mishngrënës. Doza ditore e rekomanduar për gra është 8 miligramë, që do të thotë ju doni të synoni të paktën 12 miligramë.

5. Muskujt tuaj kanë nevojë për më shumë kohë për tu rikuperuar

Proteinat janë esenciale për të ndërtuar muskuj, për t’i mbajtur ata dhe për ti riparuar pas ushtrimeve. Ajo pjesë nuk është e hapur për diskutim, por burimi i proteinës po. Proteina bimore apo shtazore bën – vetëm se të parës i duhet më shumë kohë për ta kryer punën. “Duke ditur një gjë të tillë, unë rekomandoj atletët vegjetarianë dhe vegan, në veçanti që të marrin proteinat pas ushtrimeve në formë të lëngshme pasi lëngjet absorbohen më lehtë në trup se produktet e tjera më të forta”, thotë Bailey. Bëni një smoothie me qumësht arrë-kokosi, qumësht bajamesh, qumësht kërpi, orizi apo soje dhe shtoni karbohidrate në formën e frutave të freskët për të mbushur bateritë e glikogjenit të cilat trupi i përdor për energji pas ushtrimeve.

Smoothie e preferuar e Bailey-t në mëngjes: ¾ e filxhanit me jogurt grek pa yndyrë, ½ e filxhanit me dredhëza të ngrira, ½ me boronica të ngrira, 1 filxhan spinaq, 1 lugë gjalpë kikiriku Trader Joe që ka fara liri dhe chia të përzier në të, 1 lugë fara kërpi dhe ¾ e një filxhani me qumësht 1%. “Spinaqi i jep smoothie-t një ngjyrë interesante”, thotë ajo, “po gjithçka do të ndjeni ju në gojë janë frutat- ju premtoj!

6. Mund të keni nevojë për shtesa, por jo shumë

Studimet sugjerojnë se vegjetarianët konsumojnë të njëjtën sasi hekuri me mish-ngrënësit. Ata janë në rregull edhe me kalcium dhe madje edhe me vitaminën B12, që është esenciale për funksion normal të nervave. Por, nëse jeni duke u brengosur për elemente si zinku, të përmendura më lartë, mund të përdorni shtesa. ©Motivim.com

Lexo edhe:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 3 =

Ushtrime 2 (Gjirafa)
Plani Dietal Right

Copyright © 2017 Motivim.com, All rights reserved.